KUJDESIA PËR TË VEJAT DHE PËR TË MJERËT

0
551

KUJDESIA PËR TË VEJAT DHE PËR TË MJERËT

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai që kujdeset për gratë e veja dhe të ngratët është sikur muxhahidi në rrugë të Allahut ose ai që agjëron ditën dhe fal namaz natën.”

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ai që kujdeset për gratë e veja”; nënkupton atë që përkujdeset për të dhe i ndihmon asaj, kurse e vejë llogaritet ajo grua që nuk ka burrë, pavarësisht a ka qenë e martuar më herët apo jo. Ceket se e vejë është ajo që e ka ndarë burri, kurse ibën Kutejbe, Allahu e mëshiroftë, thotë: E veja është emërtuar me këtë emër për shkak varfërisë dhe për shkak humbjes së furnizimit me humbjen e burrit.

“të ngratët”; qëllimi është për atë që nuk posedon gjë, e disa thonë se i ngratë është ai që posedon diçka. Mundet të jetë qëllimi edhe për të dobëtin, e në atë kuptim edhe për të varfrin, madje ky i fundit në rend të parë sipas disa dijetarëve.

“është sikur muxhahidi në rrugë të Allahut”; nënkupton se ai që përkujdeset për ta dhe merret me çështjen e tyre dhe me shpenzimin për ta, e ka shpërblimin si të atij që lufton në rrugë të Allahut. Pasuria për shpirtin është e dashur si të jetë vëllai i tij dhe kur e shpenzon e kundërshton qejfin dhe e kërkon kënaqësinë e Allahut.)

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

(Le gjurmë para se të ikësh – Dr. Muhamed Munexhid