Pyetje : Ku ndodhet varri i Ademit alejhi selam? Dijetari Abdul Aziz bin Baz ( Allahu e meshirofte ) ka thene :
” Nuk dihet vendodhja e asnje prej varreve te Profeteve pervec varrit te Profetit tone ( Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te ), ndersa ai i cili pretendon se ne “Uman” ose ne vend tjeter, ka varre qe jane te njohura te Profeteve, ai eshte genjeshtar dhe ky pretendim nuk eshte i sakte, pervec varrit te Profetit tone alejhi selam qe ndodhet ne “Medine”, dhe gjithashtu varri i Ibrahimit alejhi selam ne “Halil, ne Palestine, dihet vendodhja e varrit te tij.
Ndersa sa i perket Profeteve te tjere, nuk njihen varret e tyre, as i Nuhut, as i Salihit dhe as i dikujt tjeter pervec Ibrahimit ne “Halil”.
Konkluzioni:Te gjitheve profeteve, pervec dy Profeteve te nderuar alejhima eselam, Muhamedit dhe Ibrahimit, nuk i njihen varret e tyre .
Varri i Muhamedit eshte ne “Medine”dhe per kete jane te nje mendimi te gjithe dijetaret e Islamit, varri i tij dihet se ku eshte,egziston , gjithashtu varri i Ibrahimit alejhi selam njihet, eshte ne nje shpelle ne qytetin “Halil,ndersa persa i perket varreve te Profeteve te tjere pervec dy Profeteve qe permendem, kane theksuar dijetaret se nuk njihen varret e tyre.” Nurun Ala Derb,(Kaseta 642)
Dhe eshte pyetur (Allahu e meshirofte ):A eshte e sakte se Ademi alejhi selam ka zbritur ne “Serilanka” dhe pikerisht ne zonen “Sendin”? U pergjigj : Nuk ka argument dhe asnje baze per kete fjale, nuk njihet saktesia e saj,ska argument per te. Ademit alejhi selam nuk i njihet ku e ka varrin dhe as ne cilin vend ka zbritur, pra nuk dihet se ne cvend eshte varrosur Ademi alejhi selam.
Ajo qe kam qellim eshte se Ademi alejhi selam, nuk dihet per te as ku ka zbritur dhe as ku eshte varrosur.”
Nurun Ala Derb, (Kaseta:642)
Përktheu Junus Telezi