Krimi i vjedhjes

0
240

Allahu e ka pajisur natyrën njerëzore me përkujdesje të lartë ndaj pasurisë personale duke i bashkangjitur gjithashtu një legjislacion mbrojtës e dinjitoz duke e bërë kështu pasurinë personale me të vërtetë të shenjtë. Askujt nuk i lejohet të cënojë pasurinë e tjetrit në asnjë mënyrë. Allahu për këtë e ka ndaluar vjedhjen, fajden, mashtrimin, ryshfetin,mangësinë në peshë e në masë dhe çdo pasuri që fitohet në mënyrë të paligjshme e ka konsideruar ngrënie të pasurisë me pa të drejtë.

قال سبحانه ( يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ إِلَّا أَنْ تَكُونَ تِجَارَةً عَنْ تَرَاضٍ مِنْكُمْ )
Allahu thotë: “ O ju që keni besuar mos e hani pasurinë e njëri tjetrin në mënyrë të padrejtë por vetëm nëse fitohet prej tregtisë e cila realizohet me pëlqimin tuaj”. (Nisa 29)

Prej fatkeqësive të mëdha të kohës sonë është përhapja e vjedhjeve të ndryshme në shoqëri. Është bërë mëse normale që të ulesh me dikë e të të tregojë për ndonjë vjedhje që i ka ndodhur atij personalisht apo dikujt prej të afërmve të tij, qofshin këto vjedhje të lehta apo të rënda.
Ne si besimtarë në këto raste do të themi vetëm atë që kënaq Allahun dhe se kur një fatkeqësi godet ajo vjen për shkak të asaj që veprojmë ne njerëzit dhe Allahu përsëri fal shumë.

1- Por së pari vëllezër perceptimi i vjedhjes tek disa njerëz ka nevojë për korrigjim sepse ka njerëz që vjedhje konsiderojnë vetëm rastin kur tjetrit i vidhet makina, apo kur bastiset ndonjë dyqan apo qendër tregtare e të tjera të ngjashme. Mirëpo perceptimi i vjedhjes është më i gjerë se kaq. Kush merr hua diçka prej dikujt pastaj e mohon atë kjo është vjedhje. Të dërguarit të Allahut iu tregua një grua e cila merrte hua gjërat e të tjerëve pastaj ua mohonte. Atëherë i dërguari i Allahut dha urdhër t`i pritej dora. (Transmeton Buhariu). Gjithashtu disa njerëz nuk e konsiderojnë vjedhje të marrësh këpucët e dikujt apo stilolapsit e të ngjashme me këto. I dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu e mallkoftë hajdutin, vjedh vezën e i pritet dora, vjedh copën e litarit e i pritet dora. (Transmeton Buhariu) Dikush mund të thotë: Si i pritet dora për një vezë e për një copë litar, gjëra të cilat nuk e arrijnë vlerën me të cilën pritet dora?
Dijetari i nderuar Muhamed ibn Salih El Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- këtë e shpjegon kështu: Qëllimi me këtë është të tregojë se vjedhja nis e i bëhet zakon, e quan të lehtë vjedhjen në veten e tij, pastaj vazhdon të vjedhë e të vjedhë derisa të arrijë të vjedhë në masën ku sipas ligjit islam parashikohet masa ndëshkimore me prerje të dorës. Gjithashtu disa vjedhin prej pasurisë së përbashkët popullore të cilën e menaxhon shteti dhe kur e pyet për këtë thotë; qeveria është e fortë, ka plot para ajo, e të tjera justifikime.
Vëlla i nderuar nuk është e nevojshme të dish nëse po i vidhet një të varfëri apo një të pasuri, me rëndësi është të dish se një vepër e tillë është vjedhje për të cilën vjedhësi do të japë llogari përpara Allahut në Ditën e Gjykimit.

Në këtë kohë të shkurtër do të mundohemi ta trajtojmë këtë tematikë në tre drejtime.

1 – Si të mbrohesh prej vjedhjes
2– Si të edukojmë të tjerën të mos vjedhin
3 – Masat ndëshkimore në ligjin islam ndaj vjedhësit

1) Si të mbrohemiprej vjedhjes?
Së pari duke iu mbështetur Allahut. Muslimani duhet ta mbrojë veten e tij, familjen e tij, fëmijët e tij, shtëpinë e tij duke lexuar lutjet fetare në mëngjes e në mbrëmje dhe ky është një prej shkaqeve mbrojtës më të fortë. Robi kur ka frikë se mund t`i vidhet diçka le të thotë psh: O Allahu im ty ta kam lënë në kujdes shtëpinë time, makinën time, etj sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur i lihet Allahut diçka nën kujdes e ruan atë”. (Saktësoi Albani).
Gjithashtu të mundohet që gjërat e tij t`i vendosë e t`i mbajë në një vend të sigurtë e të fshehtë. Që të gjithë muslimanët, në çdo shoqëri të tyre duhet të qëndrojnë si një rresht i vetëm përballë lehtësimit të vjedhjes.

2) Si të edukojmë të tjerët të mos vjedhin?
Si të edukojmë të vegjëlit dhe të mëdhenjtë bashkë me ta?
Forcimi i vetëdijes në lidhje me mbikqyrjen e Allahut është një prej mjeteve më madhështore e më efikase në lidhje me këtë temë. Një person i cili i frikësohet Allahut, që shpreson të fitojë shpërblimin e Allahut dhe e do Allahun, kurrë nuk mund të bjerë në një vepër të tillë të ulët siç është vjedhja edhe sikur rrugët e vjedhjes të jenë shumë të lehta. Pjesë e edukimit në këtë rast është edhe mos heshtja ndaj hajdutit. Duhen njoftuar organet përgjegjëse të shtetit për të marrë prej tij hakun e njerëzve dhe për ta ndëshkuar vjedhësin sikurse e meriton. Pjesë e edukimit të një shoqërie ndaj këtij krimi është edhe edukimi i vetes, fëmijëve dhe atyre që gjenden përreth teje në frymën e mjaftueshmërisë. Të kënaqesh e të jesh i mjaftuar me atë që Allahu të ka dhënë . Hajduti vjedh sepse është i pakënaqur me rrizkun që Allahu i ka caktuar. Allahu na ruajtë nga një gjendje e tillë. Gjithashtu muslimani duhet ta edukojë, veten fëmijët, familjen që tua duan njerëzve të mirën ashtu sikurse ia dëshirojnë vetes, të mundohen të jenë pjesmarrës në atë që ndjejnë të tjerët. T`i edukosh ata duke i marë në llogari për gabimet që bëjnë sepse një edukim i pastër islam ka nevojë për përpjekje dhe punë të palodhur derisa t`i japë frytet e saj me lejen e Allahut.

Dikush mund të thojë: Djali im vjedh në shtëpi megjithëse në shtëpi ka me bollëk gjithçka që i nevojitet. Cila është zgjidhja në këtë rast?
Së pari; është e natyrshme për çdo fëmijë të vogël ta marrë diçka që i tërheq vëmendjen. duhet që kjo sjellje e fëmijës të mos trajtohet si vjedhje që në fillim por duhet që prindërit t`i mësojnë të drejtat e pronës për veten dhe të tjerët. Për të zgjidhur këtë problem tek fëmijët duhet të shohësh shkaqet që e shtyjnë për një sjellje të tillë. Shkaku ndonjëherë mund të jetë ideja se ai është i privuar në krahasim me të tjerët, ose mund të jetë ndonjë imitim i më të rriturve që janë rreth tij, ose e bën kët për shkak të disa lojërave që e nxjerrin vjedhjen si sukses dhe fitore. Gjithashtu mund ta bëjë këtë veprim për të vënë në dukje zgjuarsinë, guximin dhe trimërinë e tij ose dëshiron të barazohet me vëllain e tij më të madh të cilit i jepet nga ana e prindërve më shumë se ai. Atëherë nëse ti zbulon shkakun, bëhet i lehtë kurimi i kësaj sjelljeje. Ia sqaron në mënyrën më të mirë që vjedhja zemëron Allahun, se është një sjellje e shëmtuar që nuk mund të jetë sjellje e një muslimani. I mësohet se si t`i kërkojë falje Allahut për një gjynah të tillë kaq të madh dhe t`i kthejë gjërat e vjedhura në vendin e duhur. Metodat edukuese ndaj fëmijës dhe atyre që janë edhe më të rritur janë të ndryshme.

3) Çfarë i ndodh hajdutit kur ai vjedh?
Ai që vjedh telefonat, paratë, këpucët, shtëpitë, makinat, tokat apo pasuritë në përgjithësi, çfarë i ndodh atij?

Së pari; I këputet litari lidhës me Allahun dhe lutjet e tij nuk marrin përgjigje. I dërguari i Allahut ka treguar për personin i cili ngre duart nga qielli duke thënë: “ O Zot, o Zot ndërkohë ka ngrënë haram, ka pirë haram, ka veshur haram e është ushqyer me haram e si mund të marrë përgjigje lutja e tij”.

Së dyti; Allahu ia shkatërron pasurinë e nuk i jep bereqet për shkak të veprës së tij. Sepse shpërblimi është sipas llojit të punës.

Së treti; Rrezikon ta zërë duaja e Profetit salallahu alejhi ue selem, ku ka thënë: “ Allahu e mallkoftë hajdutin”. Pra, i është lutur Allahut ta largojë vjedhësin prej mëshirës së Tij.

Së katërti; Hajduti e ka lënduar njeriun që i ka vjedhur dhe Allahu në Kuran lëndimin e besimtarit e ka konideruar gjynah të madh.

(وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِين

“Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, pa kurrfarë faji, do të bartin mbi vetet e tyre shpifje dhe gjynah të madh”.

Së pesti; Nëse vjedhësi nuk e kthen në këtë botë gjënë e vjedhur, ka për ta kthyer atë Ditën e Gjykimit, ku shpagiimet do të bëhen jo më me para por me vepra.

Së gjashti; Vjedhësi do të futet në zjarr Ditën e Gjykimit edhe nëse ka qenë luftëtar në rrugë të Allahut. Pas luftë së Khajberit disa prej sahabëve erdhën tek i Dërguari i Allahut dhe thanë; filani shehid, filani shehid, deri sa pëmendën një person dhe thanë shehid. I Dërguari i Allahut tha: “ Jo Unë e pashë atë në zjarr për shkak të një xhybeje që mori”.

Së shtati; Kur një person vjedh nga pasuria që i është besuar prej muslimanëve do të ketë një ndërshkim poshtërues Ditën e Gjykimit. Do t`i vihet një flamur pas shpinës së tij aq të gjatë sa arrin pabesia e tij në këtë vjedhje, flamur që do ta shohin të gjithë krijesat, dhe do t`i thuhet se kjo është pabesia e filanit birit të filanit ( çdo pabesi do të ketë flamurin e saj Ditën e Gjykimit ku do të thuhet kjo është pabesia e filanit)” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Së teti; I Dëguari i Allahut vjedhjen e ka konsideruar mohuese të besimit. Në Dy Sahihet transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk vjedh një person, e të jetë besimtar gjatë kohës që vjedh”
. Një dorë e cila zgjatet të marrë atë që nuk është e saj e që nuk i takon, që bën shkatërrin në tokë, ajo është një dorë e poshtër që nëse do të evazhdojë të ekzistojë do të jetë shumë e dëmshme sikurse gjymtyra e sëmurë që ia përçon sëmundjen tërë trupit. Prej llogjikës së shëndoshë dhe prej urtësisë është eliminimi i kësaj gjymtyre që të shpëtojë i tërë trupi. Allahu e ka nderuar lart dorën punëtore saqë shpagimi për dëmtimin e saj është sa gjysma e shpagimit të një njeriu mirëpo kur personiqë e ka atë dorë e poshtëron nëpërmjet vjedhjes atëherë ajo pritet me ligj.

Së nënti; Prej ndëshkimi të hajdutit është prerja e dorës së tij të djathë deri tek kyçi dhe nuk pranohet falja e personit që i është bërë vjedhja. Safuan ibn Umejes iu vodh një rrobë. Ai lajmëroi të Dërguarin e Allahut. Kur u mor vesh se kush ishte vjedhësi dhe se do t`i pritej dora Safuani u tërhoq nga padia, mirëpo i Dërguari i Allahut i tha: “ Nëse do e kishe falur përpara se të ma sillnit do vlente, tanimë jo”.
. (وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا جَزَاءً بِمَا كَسَبَا نَكَالًا مِنَ اللَّهِ وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ)
“Hajdutit dhe hajdutes prijani secilit dorën si dënim për veprën e tyre dhe si dënim nga Allahu.Allahu është Sundimtari dhe I Urti” (Maideh 38)

E lusim Allahun të na udhëzojë tek e drejta dhe të na e lehtësojë pasimin e saj.

E lusim Allahun ta pastrojë shoqërinë tonë nga vesi i shëmtuar i vjedhjes.

Përgatiti: Arjan Haskasa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here