Krijimi i Njeriut

Krijimi i Njeriut

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., famlljen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta

Kur’ani i shenjtë nuk është as libër shkence dhe as traktat i evolucioni por në të ne gjejmë referenca për periudha të ndryshme gjatë se cilës jeta kaloi në këtë botë. Këto periudha mund të rradhitën si më poshtë:

1. “All-llahu ju krijoi prej dheu.” (35:11)
2. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë. (15:28)
3. Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. (23:12)
4. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun. (25:54)
5. “Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu”. (6:99)
6. “Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij.” (39:6)
7. “Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).” (51:49)
8. “Dhe Ne u krijuam juve në çifte.” (78:8)
9. “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre.” (49:13)
10. “Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë.” (42:11)
11. “All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë loji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja – fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira.” (16:72)
12. “Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë.” (30:21)
13. “Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare).” (36:77)
14. “Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar? Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm.” (86:5, 6)
15. “Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajkë – baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!” (23:12-14)
16. “All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.” (16:78)
17. “Dhe do t’i japë atij shpirtin që është krijesa Imja.” (15:29)
18. “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë.” (67:2)
19. “Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira.” (10:4)

“Prej asaj (Tokës) Ne u krijuam juve, në të do t’iu kthejmë përsëri dhe prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë” (Ta-Ha, 55).
Vallë, a nuk mjaftojnë këto fakte dhe argumente për zemërngurtët dhe pabesimtarët?!
A nuk e shohin ata, se tërë kjo ekzistencë kaq e përpikët, me këtë harmoni kaq të plotë ndërmjet veti e ka Krijuesin e vet?
Çdo lëvizje në këtë Gjithësi, çdo pëllëmbë e saj tregon Urtësinë e Krijuesit, sepse, Ai çdo gjë e ka krijuar me masë të përsosur:”
“… Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur” (El-Furkan, 2) dhe:
“Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, por këta nuk i kupton kush pos dijetarëve. Allahu krijoi qiejt dhe tokën, me një qëllim të caktuar Në to, me të vërtetë, ka fakte për besimtarët” (El-Ankebutë, 43-44)
Pra në shumë ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqëndrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet ardhja në jetë e njeriut, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:”Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?! A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?” (El Uakia 57-59)Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në disa ajete kuranore janë kaq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to.
Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë:
1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.
2- Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.
3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
4- Embrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër.Në kohën e shpalljes së Kuranit, njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë dhe s’kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.Tani le t’i studiojmë këto pika një nga një. NJË PIKË E FARËSGjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza.
Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në fund të kësaj “gare”, veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj. Ky është thelbi i njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Në Kuran thuhet:”A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?” (El Kijame 36-37)Siç shihet, Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë e origjinës hyjnore të saj.
Informacioni mbi zhvillimin e foshnjës në barkun e nënës u bë i mundur vetëm pasi u bënë vëzhgime me mjete dhe metoda bashkëkohore. Si shumë argumente të tjera shkencore, disa pjesë të këtij informacioni janë shpallur në ajetet e Kuranit. Përmendja e këtij informacioni kaq të detajuar dhe të përpiktë, në një kohë kur njerëzit kishin njohuri të pakta mbi çështjet e mjekësisë, është një tregues i qartë se Kurani nuk është fjala e një njeriu, por është fjala e Zotit.

Prof. Mur, në librin e tij me titull “Shekujt e Mesjetës”, veç të tjerash shkruan: “Përparimi i shkencës në Mesjetë, ishte shumë i ngadalshëm, dhe në lidhje me shkencën e embriologjisë pothuaj se nuk dihej asgjë.
Ndërkaq në Kur’anin famëlartë, librin e shenjtë të myslimanëve, përmendet se njeriu krijohet nga përzierja e tajiteve të mashkullit dhe femrës. Në Kur’an ka shumë vargje, ku aludohet në atë se njeriu krijohet nga një pikë sperine dhe tregohet se ajo vendoset në mitrën e femrës si një farë gjashtë ditëshe. Është i njohur fakti se veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, fillon të zhvillohet 6 ditë pas fekondimit.Kur’ani i shenjtë thotë gjithashtu se sperma zhvillohet dhe bëhet gjak i ngjizur, që në gjuhë arabe përshkruhet me fjalën “alakah”. Veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, i, pëmgjan shushunjës dhe në këtë etapë mund të shihet forma e embrionit.

Gjinia e foshnjes
Jo shumë kohë më parë mendohej se gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku. Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, sipas të cilit të dy gjinitë janë krijuar nga “pika e farës që hidhet”.

“Ai i krijoi të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet.” (En-Nexhm 46-47)
Përmendja e dy gjinive nuk është e rastësishme. Nëse Zoti do të kishte për qëllim thjesht krijimin e njeriut, atëherë në ajet do të thuhej “Ai e krijoi njeriun… prej pikës së farës..”. Mirëpo ajeti na informon se Zoti i krijoi të dy gjinitë prej pikës së farës…
Zhvillimi i gjenetikës dhe biologjisë molekulare ka vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se gjinia përcaktohet nga qelizat spermatozoide të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.
“Dëshira e All-llahut” në Kur’an shpesh është interpretuar si “proces natyror i papenguar nga veprimi njerëzor”. Që këtu, në Islam manipulimi njerëzor i gjeneve, që mundësohet nga intervenimi bioteknik në fazat e hershme të jetës, me qëllim të përmirësimit të shëndetit të fetusit, apo klonimi në kuptimin e ndarjes së embrionit me qëllim të përmirësimit së mundësive të pjellorisë së çifteve bashkëshortëre, konsiderohet si akt i besimit në vullnetin përfundimtar të Zotit si Dhurues i jetës.
“Kjo është vepër e All-llahut. Pa më tregoni se çka kanë krijuar të tjerët përveç Tij? Asgjë! Porse mizorët janë në humbje të qartë.” (Llukman, 11)
“Shkrimtari i madh gjerman Johan Wolfgang Goethe na flet kështu për Zotin, për këtë qenie të panjohur: Të kujtojnë Ty me një mijë emra, o i Panjohur! Edhe sikur të të kujtoja Ty jo me një mijë, por me mijra emra, prapë nuk do të quhesha se do të të lartësoja, sepse Ti qëndron përtej çfarëdolloj përshkrimi!”

Pregaditi: Ardi, Prishtinë

Leave a Reply