Koprracia nuk sjell dobi

0
224

Koprracia nuk sjell dobi

I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë:”Askush nuk do të vdesë pa plotësuar rizkun dhe jetën e vet.”
Pra,njeriu s’ka të frikohet e të mërzitet për këto dy çështje;rizkun dhe përiudhën e jetës në këtë botë.
“….Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.” (Err-Rr’ad,8)

“….., e urdhri i All-llahut është vendim i kryer.”( El-Ahzab,38)

Krizat janë larëse mëkatesh

Profeti s.a.v.s., thonte: “Kur besimtarin e godet ndonjë shqetësim,mërzi,vuajtje, sëmundje, madje edhe kur shpohet nga ferra,atij perms këtyre Allahu iafal mëkatet e bëra.”

Ejani në Namaz

Në Kur’anin fisnik thuhet:” O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët.” (El-Bakare,153)

Muhammedi s.a.v.s., kur ishte në gjendje të shqetësuar,i thoshte muezinit të tij, “O Bilal, na jep qetësi me të”- d.m.th.,na qetëso zemrat tona me namaz.Po ashtu,si thonte: “Paqja e qetësia ime gjendet në namaz.”

Pra,kur të ngushtohen rrugëdaljet dhe të rrethon errësira e mërzisë apo kur të lënë shokët dhe mbetesh i trishtuar,atëherë kërkon ndihmë.Kështu vepronte Profetit s.a.v.s., në të gjitha situata e vështira që gjendej.Ai në luftën e madhe të Bedrit para së gjithash kërkoi qetësinë dhe përqëndrimin në namaz.

Ibn Asakiri dhe Ibn el-Kajjimi rrëfejnë se njëherë në rrugët e Shamit një njeri të mirë dhe të devotshëm e kishte zënë një kusar dhe kishte vendosur ta vriste.Njeriu i mirë kërkoi nga krimineli t’ia mundësonte të falte dy reqate namaz.

Kur u ngrit pët tu falur, në fillim këtë ajet kuranore:“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.” (En-Neml,62)

Këtë e përsëriti tri herë.Në këtë moment erdhi një melek nga qielli dhe e vrau kriminelin duke thënë:“Unë jam i dërguari i Atij që i përgjigjet nvojtarit (të mjerit) kur ai e thërret.“

Po ashtu mërzia dhe shqetësimi largohet me salavatet e përcjellura Profetit a.s.Në Librin e Allahut thuhet: “Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Profetin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.”( Ahzab,56)

Profeti s.a.v.s.,thotë:”Kush më përcjell mua një salavat (përshëndetje me mëshirim), Allahu do t’i përcjell atij dhjetë.”- “Shtoni salavatet ndaj meje natën dhe ditën e premte, sepse salavati i juaj më ekspozohet mua.”I thanë: Si të ekspozohen salavatet tona kur do të jesh me trup i shkatërruar? U përgjegj: ”Allahu ia ka ndaluar tokës që të tresë trupat e profetëve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here