Kontracepcioni

0
169

Kontracepcioni

S’ka dyshim se mbrojtja e rrjedhës njerëzore është prej qëllimeve parësore të martesës. Mbrojtja e rrjedhës varet nga vazhdimi i riproduksionit. Islami preferon riproduksionin e shumtë dhe i bekon fëmijët qofshin djem apo vajza. Ai gjithashtu lejon planifikimin e familjes në qoftë se ekzistojnë shkaqe dhe nevoja të rëndësishme. Mënyra më e njohur në kohën e Pejgamberit a.s. për kontracepcion ishte a’zli ose derdhja e spermës jashtë vaginës (coitus interruptus). Në dy sahihët transmetohet nga Xhabiri se edhe sahabët e aplikonin mënyrën e tillë në kohën e pejgamberisë dhe të shpalljes:

“Në kohën e Pejgamberit a.s. kur shpallej Kur’ani, ne e aplikonim

largimin (coitus interruptus).”

Në Sahihun e Muslimit thuhet:

“E aplikonim largimin (coitus interruptus) në kohën e Pejgamberit, dhe kur dëgjoi Pejgamberi a.s., nuk na ndaloi! Një njeri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O Pejgamber i Zotit!  Kam një robëreshë. Dëshiroj atë që dëshirojnë burrat! Nuk dëshiroj që ajo të mbetet me barrë dhe për këtë shkak e aplikoj coitus interruptus-in me të. Hebrenjtë thonë se në këtë mënyrë varrosen fëmijët të gjallë”. Pejgamberi a.s. i tha: “Hebrenjtë gabojnë! Nëse Zoti dëshiron të krijojë fëmijë, ti nuk mund ta pengosh!”(Transmetimi i autorëve të suneneve)

Qëllimi i Pejgamberit a.s. ishte se gjatë aplikimit të largimit mund të ndodhë që ndonjë pikë e spermës së burrit të depërtojë e të bëhet mbarësimi pa dijen e tij.

Në mexhlisin e Umerit u bisedua rreth largimit dhe një njeri tha: “Ata mendojnë se kështu varrosen fëmijët të gjallë!” Aliu thotë: “Nuk mund të ketë varrosje të gjallë përderisa fëmija nuk kalon shtatë faza: prej një ajke e një balte në ujë, në copë gjaku, në gjak të ngurtë, në copë mishi, në eshtra e në mish dhe pastaj në krijesë tjetër”.

Në atë rast Umeri i thotë: “Ke të drejtë, Zoti të dhashtë jetë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here