Kur’ani tregon, kur rrëfen për jetën e Profetit Sulejman (as), se milingonat kanë një system komunikimi:
Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. (Kur’an, 27: 18)
Hulumtimet shkencore mbi milingonat kanë zbuluar se këto insekte të imta kanë një jetë shumë të organizuar shoqërore dhe se, si një nevojë e këtij organizimi, ata gjithashtu kanë një rrjet shumë kompleks komunikimi. Për shembull, National Geographic njofton se:
E madhe dhe e vogël, një milingonë bartë në kokën e saj organe të shumta shqisore për pranimin e sinjaleve kimike dhe vizuale, me rëndësi jetike për kolonitë që mund të përmbajnë një milion apo më shumë punëtorë, të gjithë prej të cilave janë femra. Truri përmban gjysmë milioni qeliza nervore; sytë janë kompleks; antenat veprojnë si hundë dhe maja të gishtërinjve. Majet përfundi gojës ndjejnë shijen; kimet reagojnë ndaj prekjeve. 159
Edhe në qoftë se nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, milingonat përdorin shumëllojshmëri të metodave për komunikim duke iu falënderuar organeve të tyre shumë të ndjeshme shqisore. Ato përdorin këto organe në çdo kohë, nga gjetja e presë deri të përcjellja e njëri-tjetrit, dhe nga ndërtimi i foleve të tyre deri te zhvillimi i luftës. Me 500.000 qeliza nervore të ngjeshura në trupat e tyre prej 2-3 mm, ato posedojnë një sistem komunikimi që mahnit njerëzit.
Reagimet në komunikimet e tyre janë ndarë në disa kategori të veçanta: alarm, rekrutim, kujdestari, efekt grupor, njohje, përcaktim i kastës…160 Milingonat, të cilat krijojnë një shoqëri të rregullt përmes këtyre reaksioneve, jetojnë një jetë të bazuar në shkëmbimin reciprok të informatave. Për këtë shkëmbim, ato ndonjëherë shfaqin komunikim më të përsosur në fushat që njerëzit shpesh nuk mund t’i zgjidhin përmes të folurit, të tilla si bashkimi, shpërndarja, pastrimi, dhe mbrojtja. Milingonat kryesisht komunikojnë në nivel kimik. Këto semiokemikale, të njohura si feromone, janë përzierje kimike që perceptohen me erë dhe sekretohen nga gjëndrat e brendshme. Përveç kësaj, ato luajnë rolin më të rëndësishëm në organizimin e shoqërive të milingonave. Kur një milingonë sekreton feromon, milingonat e tjera e pranojnë me anë të erës ose shijes dhe përgjigjen siç duhet. Hulumtimet mbi feromonet e milingonave kanë zbuluar se të gjitha sinjalet emetohen në bazë të nevojave të kolonisë. Për më tepër, intenziteti i feromonit të emetuar ndryshon në përputhje me urgjencën e situatës. 161
Siç e kemi parë, milingonat kërkojnë një njohuri të thellë të kimisë për të bërë atë që bëjnë. Fakti që Kur’ani ka theksuar këtë fakt 1,400 vjet më parë, në një kohë kur nuk kishte njohuri të tillë për milingonat, është një tjetër mrekulli shkencore e tij.
159. National Geographic 165, no. 6, 777.
160. Bert Hölldobler and Edward O. Wilson, The Ants (Cambridge: Harvard University Press: 1990), 227.
161. Ibid., 244.