Përcillet nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – se Profeti – alejhi selam – ka thënë:
“Do të hyjnë në Xhenet disa njerëz zemrat e të cilëve janë si zemra e zogut”
Muslimi
Kuptimi është se zemrat e këtyre besimtarëve janë të ndjeshme si zemra e zogut.
I frikësoshen shumë Allahut, siç është frika nga cilësitë e zemrës së zogut.
Janë zemra të pastra nga ashpërsia, por i përgjigjen shpejt urdhrave të Allahut.
Janë zemra përkujtuese dhe ndikohen nga përkujtimi.
Ky hadith tregon se, ka lidhje ndërmjet butësisë dhe besimit, urtësisë dhe diturisë.
Butësia që buron nga besimi është shkak për shumë vlera dhe virtyte të mira.