KËTO JAN RREGULLAT PARA UDHËTIMIT?

RREGULLAT E UDHËTIMIT
a) Rregullat para udhëtimit
1. Muslimani duhet të falë namazin e Istihares, që përbëhet prej dy rekateve, e pas tyre bën dua me duanë e Istihares. Transmetohet prej Xhabirit r.a., i cili ka thënë: “Resulull-llahu salallahu aleji ve selem na e mësonte Istiharen për çdo çështje, siç na e mësonte ndonjë sure të Kur’anit. Ai thoshte: “Kur (doni të vendosni) për ndonjë çështje me rëndësi, falini dy rekate, veçmas nga farzet (namazet e detyrueshme), e pastaj thoni: ALLAHUME INNI ESTEHIRUKE BI ILMIKE VE ESTEKDIRUKE BI KUDRETIKE VE ESELUKE MIN FADLIKEL-ADHIM FE INNEKE TAKDIRU VE LA EKDIR VE TA’LEMU VE LA A’LEM VE ENTE AL-LAMUL-GUJUB ALLAHUME IN KUNTE TA’LEMU EN-NE HADHEL EMRE HAJRUN LI FI DINI VE MEAASHI VE AKIBETI EMRI FEKDIRHU LI VE JES-SIRHU LI THUM-ME BARIK LI FIHI. VE IN KUNTE TA’LEMU EN-NE HADHEL EMRE SHER-RUN LI FI DINI VE MEASHI VE AAKIBETI EMRI FESRIFHU AN-NI VASRIFNI ANHU VAKDIR LIJELHAJRE HAJTHU KANE THUM-ME-RDINI BIHI. (Allahu im, unë kërkoj të mirën prej Teje me diturinë Tënde, kërkoj të gjykosh me fuqinë Tënde, kërkoj prej mire-sisë Tënde madhështore, se me të vërtetë Ti mundesh e unë nuk mundem, Ti e di e unë nuk e di, se Ti je i Dijshëm për gjërat e fshehta. O Allahu im, nëse kjo çështje është e mirë për mua, për dinin tim, jetën dhe të ardhmen time, ma bë mua atë të mundur, ma lehtëso atë mua dhe bëje të bereqe-tshme për mua, e nëse kjo çështje është e keqe për mua, për dinin tim, jetën dhe të ardhmen time, largoje atë prej meje e më largo mua prej saj. E ma bë të mundur mua të mirën kudo qoftë e pastaj më bë të kënaqur)! E kur të bëjë dua, le ta përmendë çështjen e tij.” (Transmeton Buhariu)
2. Të pendohet tek Allahu i Lartësuar për çdo mëkat që ka bërë dhe të kërkojë falje për to, sepse njeriu nuk e di seç gjendet pas udhëtimit të tij në përcaktimin e Allahut. Për këtë arsye duhet t’i kthejë ato që i ka bërë me të padrejtë, le t’i paguajë borxhet, le t’ia paguajë shpenzimet atij të cilit duhet t’ia paguajë, le të kërkojë falje prej atij me të cilin ka ndonjë problem a mosmarrëveshje, të shkruajë porosi dhe le ta vërtetojë atë, le t’i lërë familjes së vet të holla për harxhime e të mos marrë nga ushqimi a përgatitja për udhë-tim asgjë përveç asaj që është hallall.
3. Të udhëtojë vetë i treti ose më tepër, duke u bazuar në hadithin: “Një udhëtar është shejtan, dy udhëtarë janë shejtanë, tre udhëtarë janë udhëtarë.” (Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
4. Le të zgjedhë shokë të mirë për udhëtim. Ngase ata e ndihmojnë në fenë e tij, e përkujtojnë kur harron dhe e mësojnë kur gabon.
5. Të zgjedhin personin që do t’i udhëheqë gjatë udhëtimit, sipas hadithit të cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a. Resulull-llahu salallahu aleji ve selem ka thënë: “Kur të jenë tre veta në udhëtim, le t’i udhëheqë njëri prej tyre.” (Transmeton Buhariu) E për udhëheqës le të zgjedhin atë që është më i moralshmi prej tyre, më i shoqërueshmi dhe ai i cili u jep përparësi të tjerëve dhe kërkon pëlqimin e tyre.
6. Të niset për udhëtim ditën e enjte dhe sa më herët, sipas hadithit të cilin e transmeton Ki’ab bin Maliku r.a., se Pejgamberi salallahu aleji ve selem doli për në luftën e Tebukut ditën e enjte dhe dëshironte të udhëtonte ditën e enjte. E sipas një transmetimi tjetër: “Rrallë herë Resulull-llahu salallahu aleji ve selem udhëtonte jashtë ditës së enjte. Pra, kur nisej në udhëtim, nisej ditën e enjte.”
Ndërsa sa i përket nisjes herët në mëngjes kemi hadi-thin: “O Allah, bekoje umetin tim kur e nisin (një punë) herët!” Me fjalën “herët” kemi për qëllim mëngjesin ose fillimin e ditës, e po ashtu është e preferueshme (mustehab) të udhëtohet në muzg. Qëllimi është të udhëtohet në fillim të natës. Thuhet se është mirë që nata të shfrytëzohet e tëra për udhëtim, sipas hadithit: “Udhëtimin fillojeni me muzg, se toka lehtësohet natën.” (Transmeton Ebu Davudi)
7. Përshëndetja me anëtarët e familjes dhe shoqërinë. Pejgamberi salallahu aleji ve selem sa herë që nisej në udhëtim i përshë-ndeste shokët e tij duke u thënë: “Allahun jua lë të përkuj-deset për fenë, amanetin dhe kreun e punëve tuaja.” E domethënia e thënies “Allahun ua la të përkujdeset për fenë tuaj”, është: Lus Allahun ta mbrojë fenë tuaj. E qëllimi i fjalëve “amanetin…,” është: Familja dhe ata që i lë pas vetes, malli i tij, të cilin ia dorëzon për ta ruajtur besniku (zëvendësi) i tij dhe ata që kanë të njëjtin trajtim. E dome-thënia e fjalëve “kreu i punës”, është: Punët e tij të për-fundojnë me sukses, sepse çdo gjë e ka përfundimin dhe kthimin në ahiret. Prandaj çdo gjë që lihet mangët në dynja (me anë të lutjes), plotësohet në ahiret me të mira.

Abdul Hamid Es Suhejbani

One comment on “KËTO JAN RREGULLAT PARA UDHËTIMIT?”

  1. sbobet October 9, 2026

    [6094]sbobet লগইন বাংলাদেশ – বিকাশ পেমেন্ট ও অনলাইন স্লট গেম,sbobet লগইন বাংলাদেশ এখন আরও সহজ। দ্রুত sbobet app download করে সেরা অনলাইন স্লট গেম খেলুন এবং বিকাশ দিয়ে অনলাইন ক্যাসিনো পেমেন্ট করুন। visit: sbobet

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *