Kush i ka këto katër cilësi, është hipokrit (munafik dyftyrsh )
Abdullah ibn Amri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut SALLAHAU ALEJHI VE SELEM ka thënë:
“Kush i ka këto katër cilësi, është hipokrit, por, nëse e ka vetëm ndonjërën prej tyre, atëherë ai ka cilësi hipokriti derisa ta lërë atë:
“Kur flet, gënjen;
kur premton, e thyen fjalën e dhënë;
kur grindet, tejkalon kufijtë dhe,
kur bën marrëveshje, tradhton.”
(E shënojnë Buhariu [numër 34] dhe Muslimi [numër 58].)
ANDAJ KE KUJDES NGA KËTO CILËSI APO NDONJËRA NGA TO.
ALLAHU NA RUAJTË NE DHE JUVE.