Kërkohet kthimi i hoxhës Irfan Salihu, besimtarët pyesin Bashkësinë Islame…

0
225

Të nderuar qytetarë dhe të nderuar anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Vitet e fundit mediat dhe pushtetarët kanë dhënë kontribut të madh në luftimin e Islamit dhe hoxhallarëve dhe për këtë shkak disa hoxhallarë janë larguar nga Xhamia e disa vazhdojnë të kenë procedura në gjykatë dhe prokurori.

Ndër ta, që pushteti dhe mediat e sulmuan ishte edhe hoxha i nderuar Irfan Salihu.
Fatkeqësia më e madhe ishte që nuk i dolëm krah fare kundër propagandës që iu bë përmes shkëputjes se pjesërishme të ligjërimeve të tij.

Hoxha ishte si imam në xhaminë “Suzi Zerrini” që nga muaji Gusht 1999 e deri sa u suspendua padrejtësisht.
Dhe kërkoj nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren që ta kthejnë hoxhën e nderuar në të njentin Xhami dhe në të njejtin minber. Kjo nuk është vetëm dëshira ime mirëpo pothuajse dëshira e shumë xhemaatlijve në Prizren e mos të flasim jashtë Prizrenit.

Me gjithë respektin për hoxhallatët tjerë, mirëpo vonimi për kthimin e hoxhës do të jetë një njollë e zezë për ata që e kanë në dorë këtë qështje.
Nga viti 2004 deri 2007 kam prezentu rregullisht në ligjëratat e tij çdo të enjte dhe të shtunë. Kurse hutbet kam vazhduar po thuajse rregullisht deri më 2014.
Ata që e vlerësojnë hoxhën vetëm nga shkëputjet e videove, i them që shumë gabim e kanë sepse unë e njoh shumë më tepër se ju që keni paragjykime.
Pasi nuk kam kompetenca për ndryshimin e situatës prandaj e shkruaj dëshirën dhe ankesën time për ata që kanë ndërgjegje dhe përgjegjësi.

Shpresojmë sa më shpejtë kthimin e hoxhës në minberin e tij.

Me respekt!
Samir Mullafetahu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here