A i ke këta 5 margaritarë?

0
234
An open oyster and pearls on satin

1) Istigfarin (kërkimfaljen).
Sa herë brenda ditës kërkon falje tek Allahu?! 10 herë? 20 herë? Më shumë? Më pak?
Shumë prej nesh nuk i dinë mirësitë dhe frytet e istigfarit. Le t’i mbushim orët e jetës sonë me istigfare.
Është e lehtë për gjuhën të thuash “estagfirullah”, por ka shpërblim të madh.

2) Koha e mëngjesit. 

Këtë kohë shumë njerëz nuk e njohin. Pak gjejmë nga ata që përpiqen të qëndrojnë zgjuar pas namazit, për të bërë dhikrin e mëngjesit dhe për të falur dy rekate të namazit duha pas lindjes së diellit.

3) Leximi i Kuranit. 

Ky është libri në të cilin gjendet e gjithë krenaria jonë, libri të cilin nëse e lexojmë, na dhuron shefaatin (ndërmjetësimin) Ditën e Gjykimit.
Të ndajmë një kohë brenda ditës për të lexuar Kuran, qoftë edhe një 10 minutësh!

4) Dy rekate në mes të natës.

Edhe pse shumë njerëz mund ta bëjnë këtë dhe për këtë nuk iu merr më shumë se 5 minuta nga koha juaj. Ne mund të qëndrojmë para televizionit me orë të tëra, sidomos natën.
O musliman, ndaj nga kjo kohë vetëm 5 minuta dhe falë dy rekate namaz për Allahun e s’ka dyshim se ato të afrojnë më afër Tij!

5) Sadakaja (lëmosha). 

Mos e nënvlerëso qofshin ato edhe 10 cent, por që ato i jep çdo ditë për të varfrit.
Lëmosha fshehurazi shuan hidhërimin e Allahut!
Mos i humbisni këta margaritarë!

Përshtati: Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here