A e ke ditur? Gratë e dynjasë në xhenet janë më të mira se hyritë!

0
216

GRATË E DYNJASË NË XHENET JANË MË TË MIRA SE HYRITË!

Umu Seleme, gruaja e Pejgamberit(salAllahu alejhi ve selem) e ka pyetur Pejgamberin: Cilat janë më të mira (në xhenet) gratë e dynjasë apo hyritë symëdha? Ai tha:”Gratë e dynjasë atje janë më të mira se hyritë symëdha, ashtu siç është tesha e dukshme më e mirë se e padukshmja.” Ajo e pyeti: E çka i bënë më të mira ato o i Dërguari i Allahut? Ai tha:” Namazi dhe agjërimi i tyre për hir të Allahut. Allahu atyre ua ka veshur fytyrat me dritë, trupat me mëndafsh ngjyrë të bardhë, janë të veshura me veshje të gjelbër dhe me perla të vogla. Drurët e tyre aromatik janë nga perlat dhe krehërit e tyre janë nga ari…”
(Taberaniu, hasen).
Andaj motër besimtare bëhu më e mirë se hyritë e xhenetit, duke bërë punē tē mira.
Allahu i bëftë nënat tona, vajzat tona,motrat tona dhe gratë tona më të mira se hyritë e xhenetit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here