Rezyme e meseles rreth profetësisë së vëllezërve të Jusufit [alejhiselam]
Mendimi i shumicës së dijetarëve është se ata nuk kanë qenë profetë. Askush nga Sahabet, siç thotë Ibni Tejmije, nuk ka thënë se ata kanë qenë profetë. Janë një grup i vogël dijetarësh që e kanë thënë këtë. Ka thënë Ibni Kethiri: Dije se nuk ka argument që precizon se vëllezërit e Jusufit [alejhiselam] kanë qenë profetë. Tekstet kur’anore, sipërfaqësisht, dëshmojnë të kundërtën (pra se nuk kanë qenë profetë).
Fjalën e atyre që thonë se më pas iu është shpallë pejgamberia, (pra pas rastit me Jusufin alejhiselam), Ibni Kethiri e konsideron të dyshimtë.
Ata që thonë se kanë qenë pejgamberë, argument kanë fjalën kur’anore esbat, të cilën e kanë shpjeguar si bijtë e Ja’kubit [alejhiselam].
Ka thënë Ibni Tejmije: E vërteta është se me këtë fjalën nuk synohet bijtë biologjikë, por pasardhësit, siç thuhet p.sh. beni israil – bijtë e Israilit.
Ata që shikojnë detajet në tregimin e Jusufit [alejhiselam] gjen se veprat dhe sjelljet e vëllezërve të tij nuk janë vepra që iu shkojnë shtati profetëve: ata tentuan ta vrasin Jusufin [alejhiselam] dhe kundërshtuan prindërit. Po kështu, në Kur’an nuk është shpjeguar nëse ata janë penduar apo jo. E tëra që thuhet është se kanë pranuar fajin dhe kanë kërkuar falje për gabimin.
Sipas teksteve kur’anore, gjegjësisht ajeteve në kaptinën Gafir, në Egjipt para Musait [alejhiselam] nuk ka patur profetë përveç Jusufit [alejhiselam].
Rezymeja e librit El-Havi të Sujutit, 1/310-312.
Përktheu: Hoxhë Sedat Islami