Jeta jonë ndodhet në këtë tregim

0
302

Një ditë prej ditësh, një njeri ishte duke udhëtuar në një udhëtim, në shoqërim të gruas dhe fëmijëve të tij.
Në rrugëtim ata takojnë një person, i cili ishte i ndalur në rrugë, me të cilin fillojnë një bisedë:
Njeriu e pyeti: Kush je ti?

Iu përgjigj: Unë jam Pasuria.
Burri e pyeti gruan dhe fëmijët e tij: A ta lejojmë këtë të udhëtoj me ne?
Të gjithë iu përgjigjen: Po si jo, me pasuri mund të bëjmë gjithçka dhe të posedojmë çdo gjë që dëshirojmë.
Dhe hipi pasuria me ta, dhe vazhduan rrugëtimin, derisa e takojnë një tjetër person.
Babai e pyeti: Kush je ti?
Ai iu përgjigj: Unë jam Pushteti dhe Pozita.
Sërish u kthye burri kah gruaja dhe fëmijët e tij dhe i pyeti se a mund ta lejojnë këtë njeri të udhëtoj me ta?
Dhe të gjithë njëzëri iu përgjigjën: Gjithsesi, me pushtet dhe pozitë mund të arrijmë gjithçka dhe të posedojmë çdo gjë që dëshirojmë.
Dhe kështu hipi me ta edhe pushteti e pozita.
Karroca prapë lëvizi për ta plotësuar udhëtimin e saj. Përgjatë rrugës takuan shumë persona dhe të gjitha dëshirat, epshet dhe kënaqësitë e kësaj bote, por për çudi asnjë nuk e refuzuan përderisa e takuan një person.
Dhe babai e pyeti: Kush je ti?
Iu përgjigj ai: Unë jam Feja.
Babai, gruaja dhe fëmijët të gjithë të një zëri thanë: Jo, nuk është koha e tij. Ne dëshirojmë këtë botë, ashtu siç dëshirojmë t’i shijojmë kënaqësitë e saj. Kurse feja do të na i ndaloj këto kënaqësi, dhe do të na prangos dhe do të lodhemi me obligimet dhe mësimet e tij, me hallall, haram, namaz, mbulesë, agjërim, me, me, me … dhe kjo do të na dërrmoj ne.
Mirëpo i thanë atij, fesë, se mund të kthehen sërish tek ai pasi ta shijojnë këtë botë dhe çka ka në të.
Kështu e lanë atë të mërzitur dhe vazhduan rrugën me karrocën e tyre.
Dhe, befas gjetën në rrugë pikë kontrollin dhe fjalën “STOP” dhe një njeri i cili i bënte me shenj babait që të zbriste nga karroca.
Njeriu iu afrua babait dhe i tha: Për ty zotëri përfundoi udhëtimi, duhet ta lësh karrocën dhe të vini pas meje.
Babai i befasuar u shtang në vend dhe nuk nxori asnjë fjalë.
Njeriu i tha: Unë kontrolloj për Fenë… a e ke me vete Fenë?
Babai duke u dridhur tha: Jo… e kam lënë pak më larg nga këtu… të lutem më lejo të shkoj ta marr…
Njeriu i tha: Nuk mund ta besh këtë sepse për ty udhëtimi përfundoj dhe kthimi yt është i pa mundur…
Babai i tha: Por me mua në karrocë janë Pasuria, Pushteti e Pozita, Gruaja, Fëmijët e mi dhe, dhe, dhe , dhe….
Njeriu i tha: Asnjëri prej tyre nuk të bëjnë dobi tek Allahu, dhe të gjitha do ti lësh, dhe asnjeri nuk do të bënte dobi, përpos fesë të cilën e poshtërove duke e lënë në mes të rrugës.
Dhe babai e pyeti: Po mirë kush je ti?
Ai iu përgjigj: Unë jam VDEKJA, për të cilën ishe i shkujdesur dhe asnjëherë nuk e llogarite takimin e saj.
Babai me lot në sy i penduar u kthye kah karroca, dhe pa që gruaja e tij e drejtonte karrocën në vend të tij.
Ndërsa karroca filloi të lëviz për ta plotësuar rrugëtimin e saj, e në të ishin Fëmijët, Pasuria, Pushteti e persona të tjerë, askush nga ta nuk zbriti që ta shoqëroj babanë, por mbeti i vetmuar dhe i penduar në mes të rrugës, edhe pse kishte kaluar koha e pendimit.
Thotë Allahu i Madhëruar: “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” (Et Teubeh 24)
Dhe thotë Allahu Fuqiplotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran 185)
Paqja, Mëshira dhe Begatia e Allahut qoftë mbi ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here