JEPJANI HAKUN RRUGËS

0
496

Feja jonë madhështore ka për synim ngritjen e shoqërisë myslimane drejt piedestalit më të lartë dhe virtyteve më të lavdëruara, kujdeset për çdo individ për çdo sjellje të keqe apo vepër të shëmtuar, synon që të jetë një shoqëri e bashkuar në harmoni, bën lidhjen vëllazërore. Me ne e kemi një udhëzim profetik që shëron një fenomen të rëndësishëm shoqëror.

Ebu Said Hudriu, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, ka thënë: “Kini kujdes! Ruhuni nga të ulurit në rrugë!” Njerëzit i thanë: “Nuk kemi zgjidhje tjetër pasi ato janë vendet ku mblidhemi dhe bisedojmë.” Ai, sal-Allahu alejhi ve selem, u tha: “Në qoftë se duhet patjetër të uleni atje, atëherë përmbajuni të drejtave të rrugës.” E pyetën përsëri: “Cilat janë të drejtat e rrugës?” Ai u tha: “Ulja e shikimit (që të mos vështrosh çfarë është e ndaluar për t’u parë), përmbajtja për të mos i lënduar njerëzit, kthimi i përshëndetjes, urdhrimi në të mirë dhe ndalimi i së keqes“. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Në transmetimin e Ebu Hurejres tek Ebu Davudi, është shënuar hadithi: “udhëzimi i rrugëtarit“.

SHPEGIMI I HADITHIT

Kjo bisedë e zhvilluar mes profetit të mëshirës, sal-Allahu alehi ve selem, dhe shokëve të tij, për etikën dhe të drejtat e rrugës, i dërguari i Allahut ndalon dhe tërheq vërejtjen me fjalët: “Kini kujdes! Ruhuni nga të ulurit në rrugë!”, ngase të ulurit në rrugë i eksponohet fitneve, mundësisë për t’i dëmtuar të tjerët, si dhe shikimi në privatësitë e njerëzve, humbje të kohës në gjëra të padobishme, kështu që sahabët kërkuan sqarim, thanë: “Nuk kemi zgjidhje tjetër pasi ato janë vendet ku mblidhemi dhe bisedojmë”, më pas ai i udhëzon për sjelljen e shëndoshë: “Në qoftë se duhet patjetër të uleni atje, atëherë përmbajuni të drejtave të rrugës”, kështu që ata pyetën: “Cilat janë të drejtat e rrugës”, e u vije përgjigjja: “Ulja e shikimit (që të mos vështrosh çfarë është e ndaluar për t’u parë), përmbajtja për të mos i lënduar njerëzit, kthimi i përshëndetjes, urdhrimi në të mirë dhe ndalimi i së keqes, udhëzimi i rrugëtarit”. Sa të nevojshëm që jemi të praktikojmë udhëzimet e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe të zbatojmë urdhrat e tij.

RREGULLI I PARË: ULJA E SHIKIMIT

Ajo që synohet nga ulja e shikimit është pengimi i tij nga të medituarit dhe shikimi, në këtë dispozitë marrin pjesë dy gjinitë, Allahu thotë: “Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre”, Nur, 30

Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre”, Nur, 31

Dhe atë sepse hedhja e shikimit ngërthen dhimbje dhe ngushti në zemër. Shejh islam ibn Tejmije ka thënë: “Shikimi i qëllimshëm mbjell në zemër kontakt me të cilin ndëshkohet njeriu, e nëse forcohet derisa të shndërrohet në dashuri e pasion shtohet edhe më shumë dënimi i dhembshëm, qoftë të jetë i bindur se ai është i aftë të arrijë tek i dashuruari apo nuk është i aftë, nëse është i paaftë ai do jetë dënim i dhembshëm i mërzisë, brengosjes e stresit, e nëse është i aftë ai do jetë në dënim të dhembshëm nga frika se do ndahet prej tij, dhe angazhimi i tij për ta shoqëruar e ta bëjë të kënaqur”, baza dhe fillimi i gjithë kësaj është shikimi, që po të kishte ulur shikimin do rehatohej shpirti dhe zemra e tij.

Feja e pastër hyjnore nuk ishte e shkujdesur nga ajo që mund të ndodhte nga njerëzit me pa qëllim, por, urdhëroi që kush shikon një femër të huaj me pa qëllim, që ta largojë shikimin e të mos vahzdojë qëllimisht, Xherir ibn Abdullah, radijAllahu anhu, përcjell e thotë: “Kam pyetur të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, për shikimin e befasishëm, e më urdhëroi që ta largoj shikimin”. Shënon Muslimi

Imam Neveviu ka shpjeguar shikimin e befasishëm dhe ka thënë: “Të shikon një grua të huaj me pa qëllim, në këtë rast ai nuk ka mëkat, me që obligohet të largon shikimin prej saj menjëherë, nëse e largon shikimin nuk ka mëkat, e nëse vazhdon së shikuari atëherë ka mëkat”.

RREGULLI I DYTË:

Prej rregullave të qëndrimit në rrugë është edhe mosdëmtimi i njerëzve, në fizikun dhe nderin e tyre, qoftë me gjuhë, apo me vepër, kjo ndalesë përfshinë, fyerjet, sharjet, dëmtimin e njerëzve në nderin e tyre, me tallje e përqeshje. Por edhe dëmtimi me dorë, dëmi i shkaktuar me dorë nuk është i përkufizuar vetëm se me rrahje apo vrasje, por ngërthen çdo iniciativë që shpie në dëmtim të njerëzve.

Këtu bën pjesë edhe dëmi që u shkaktohet kalimtarëve, qoftë duke hedhur gurë në rrugë që mund ta plagos atë, apo mbeturina që ndotin ambientin, apo ndotjen e vendpushimeve ku njerëzit strehohen, qoftë nën hije të drunjëve për të pushuar, apo ushqehen nga frytet e pemës, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Keni kujdes prej dy të mallkuarve; ai i cili kryen nevojën fiziologjikë në rrugë ku kalojnë njerëzit, apo në vende ku ata strehohen”. Shënon Muslimi

RREGULLI I TRETË

Një prej rregullave të rrugës është edhe kthimi i selamit, që prej sunetit është që kalimtari ta përshëndet atë që është ulur, ai që është i hipur mbi një mjet udhëtimi atë që është duke ecur, pakica ta përshëndet shumicën, i vogli ta përshëndet të madhin. Kthimi i selamit është farz kifaje nëse është më tepër se një person, qoftë të jenë në rrugë apo në një vend tjetër, kështu kthimi i seamit prej disa prej tyre e bën që të bie oblgimi  nga të tjerët, por në qoftë se është vetëm një person, e ka për obligim ta kthejë selamin, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve sleme, ka thënë: “I hipuri mbi mjet i jep selam atij që është duke ecur, kalimtari atij që është ulur, pakica shumicës“. Shënon Buhariu dhe Muslimi. Në trasnmetimi e Buhariut qëndron: “i riu të moshuarin“.

Njëherit kthimi i selamit është edhe një prej obligimeve të besimtarit ndaj besimtarit, siç qëndron në hadithi që e përcjell Ebu Hurejra, radijAllahu anhu: “Pesë obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë; kthimi i selamit, lutja për të kur të teshtinë, përgjigjja në ftesë, vizita e të sëmurit, dhe përcjellja e xhenazes“.Shënon Buhariu dhe Muslimi

Në këtë pikë shumë prej njerëzve janë neglizhent, duke e përcjellur selamin vetëm në bazë të njohjes mes vete, atë që e njohin e përshëndesin dhe ia kthejnë selamin, e atë që nuk e njohin nuk e përfillin aspak, që është në kundërshtim të plotë me udhëzimin profetik.

RREGULLI I KATËRT

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, është një derë e madhe dhe një çështje shumë me vlerë, me këtë u cilësua ky umet si umeti më i mirë, Allahu thotë: “Ju (besnikët e Kur’anit) jeni njerëzit më të mirë nga i gjithë populli që janë paraqitur ndonjëherë: dhe besoni Perëndinë, kërkoni që të punohen vepra të mira, e të shmangen nga të këqijat “. Ali Imran, 110

Omeri ibn Hatabi, radijAllahu anhu, ka thënë: “Kush dëshiron të jetë pjesë e këtij umeti, le të plotësojë kushtin që e dha Allahu“. Transmeton ibn Xheriri.

Imam ibn Kethiri ka thënë: “Kush nuk cilësohet me këtë (virtyt) ai i ka ngjasuar ithtarët e Librit, të cilët i ka qortuar Allahu me fjalën e Tij: “njëri-tjetrin nuk e pengonin nga veprat e këqija që punonin. E, sa të shëmtuara ishin veprat që punonin ata“. Maide, 79

Lënia e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja e sjell dënimin, Ebu Bekri, radijAllahu anhu, një ditë u ngrit të mbajë ligjëratë para njerëve dhe pasi që falënderoi Allahun, tha: “O ju njerëz. Ju po e lexoni këtë ajet : “O besimtarë! Ruajuni! Kur të gjendeni në rrugën e vërtetë, nuk do t’ju dëmtojë ai që është i humbur “. Maide, 105, por, që e vendosni në vendin jo të duhur, ndërsa unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Njerëzit kur të shohin një të keqe dhe nuk e ndryshojnë, ka gjasa që Allahu t’i përfshijë që të gjithë në dënim“. Transmeton Imam Ahmedi.

Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk është i përkufizuar vetëm në një përfaqësues, qendër, apo instutucion të caktuar, por është një detyrim për secilin, secili sipas mundësive të tija, por, atë që duhet pasë parasysh është gradualiteti në largimin e së keqes, nuk duhet të kalojë në një tjetër shkallë pos pasi të ketë qenë i paaftë në atë para saj, pra, nuk largon të keqen me zemër nëse ka mundësi ta largojë me gjuhë.

Ai që posedon përgjegjësi, largimi i së keqes për të është në shkallë më të lartë, pra, zotëriu i shtëpisë është ai që respektohet nga anëtarët e familjes, ndryshimi është në dorë të tij, ai është i aftë të largon një të keqe me dorë, e nuk arsyetohet nëse e le.

Ai që ndryshon të keqen duhet ta ketë parasysh rregullin parësor të dobive dhe dëmeve, e të mos e ndryshon një të keqe pos nëse e di se dobia është më e madhe se dëmi, e kur të di se dëmi mund të jetë më i madh duhet që të ndalet e të mos hap derë të sherrit e dëmit. Nëse nuk arrin që të largon të keqen me gradën e parë e të dytë, le të mos jetë i shkujdesur nga zemra e tij, e të i kalojë e keqja para tij pa e mohuar atë me zemër, e të duket shenjat e pakënaqësisë në fytyrën e tij.

RREGULLI I PESTË

Të udhëzohet njeriu për në rrugën e duhur, duke i treguar pyetësit, qoftë të jetë njeri që ka humbur rrugën, apo i verbër, këtë i dërguari i Allahut e konsideroi sadakë, siç thotë: “Të udhëzosh dikë në rrugë është sadaka.“

HADITHI I KATËRMBËDHJETË

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli