A je timusliman/e? Nëse po, si identifikohesh me fenë tënde?

A je timusliman/e? Nëse po, si identifikohesh me fenë tënde?

Ndër muslimanët për fat të keq ka edhe të atillë që thonë se jam musliman/e, madje me këmbëngulje, por se kur ti i sheh veprat e tij/saj nuk sheh aspak Islam në të.

Nëse ti i thua, po çfarë muslimani je ti, kur pos që e dëshmon Teuhidin/Njëshmërinë e All-llahut Bujar dhe se i Dërguari i Tij është Muhammedi sal-l’All-llahu alejhive sel-lem, nuk e falë Namazin, nuk e jep Zekatin, nuk e agjëron Ramazanin e madje për Haxhxh, as që të shkon mendja? Ai/ajo të përgjigjet, se unë e kam zemrën e mirë, nuk i bëj askujt keq, e kështu me radhë…

http://www.youtube.com/watch?v=uhAIAXP3RhM

E si mund të jetë një zemër e mirë, kur nuk i përmbahet besëlidhjes që e ka bërë me All-llahun e Lartësuar (Kur’an 7,172; 7,101-2; 10,18-9; 13,20+5).

Madje me të vërtetë ka njerëz nga mesi jonë që tërë kohën e ndjen veten musliman, por se as Shahadetin nuk e din, e lëre më ta thotë atë. SubhanAll-llah!

Çdo ndërtesë qëndron mbi shtylla, dhe nëse ti ia hjek njërën, ajo patjetër se do të rrëzohet. E pra Islami – siç duhet ta dimë të gjithë – qëndron mbi këto pesë shtylla që i ceka më lart dhe nëse t’i nuk i pranon apo praktikon të gjithat, atëherë Islami yt është i rrënuar.

E si do që të shkosh ti në Xhennet, pos se përmes Islamit?! Duhet ditur botërisht se All-llahu Madhështor nuk pranon tjetër fe pos Islamit (Kur’an 3,19; 3,85;21,92 dhe 23,52), kështu që të gjithë jomuslimanët do të mbesin përgjithmonë në Xhehennem (Kur’an 2,161-2; 2,175), ku as nuk do të jetojnëe as nuk do të vdesin (Kur’an 14,16-17; 87,13). All-llahu Mëshirëplotë na ruajtë nga kjo fatkeqësi e madhe! Amin.

Pastaj ka disa nga mesi jonë, që kur ta pyetsh çfarë muslimani je ti, ai/ajo menjëherë të përgjigjet, se po babai apo babagjyshi im kurrë Namaz nuk ka lënë pa falur,madje ka qenë edhe haxhi. Shiko se si ia bën rrafsh këtij shejtani i mallkuar!

All-llahu i Lartësuar na ka treguar se askush nuk do ti merr mëkatet e askujt tjetër (Kur’an 6,164) dhe se mëkatari në ditën e Kijametit do të flijonte me gjithë qejf çdo gjë për të shpëtuar nga Xhehennemi, edhe fëmijët, gruan, vëllezërit, farefisin dhe tërë botën, por se nuk do t’u jepet shans e as afat (Kur’an 39,47; 70,11-14; 80,33-37). Atë ditë njeriu do ikë nga vëllai, nëna, babai, gruaja e fëmijët e tij. Suban’All-llah! All-llahu i Lartësuar na e lehtësoftë gjendjen tonë në këtë ditë!

E sikur të ishte puna me njoftësi dhe ryshfete, sikur që është në këtë dunja, atëherë jehuditë e mallkuar (Kur’an 3,112; 4,46-47; 5,13) të gjithë do të shpëtonin, meqë ata nuk duhet të shkojnë larg në historinë e tyre dhe dalin tek të parët e tyre Pejgamber dhe të Dërguar, por se ata kurrsesi se nuk do të mund t’u ndihmojnë, sikurse që as Nuhi alejhis-selam nuk do të mund ta ndihmoj të birin e tij (Kur’an11,42-47), i cili vdiq si jobesimtar.

Ja edhe një shembull i mrekullueshëm në lidhje me këtë gjë:

Kur’an 2,124: Kur All-llahu e provoi Ibrahimin me disa urdhërime, të cilat ai i plotësoi, All-llahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” – “Po pasardhësite mi?” – pyeti ai. All-llahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.”

Për më tepërrreth kësaj ngjarje të Ibrahimit alejhis-selam, shiko edhe në Kur’an 14,35+40.

All-llahu i Lartësuar na ka treguar se na ka krijuar vetëm që ta adhurojmë atë (Kur’an51,56), kështu që Ai na i ka dhënë të gjitha të mirat paraprakisht, pra shikimin, dëgjimin, etj, etj dhe marrëveshja është që ne vullnetarisht t’i nënshtrohemi Atij me Namaz,e kështu me radhë dhe ta adhurojmë Atë ashtu siç i takon Atij, duke efalënderuar, meqë…

Kur’an 14,34: Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e All-llahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.

Si mund ta anashkalojmë Namazin, kur ai vetëm në Suren e dytë të Kur’anit/ Bekare përmendet tetë herë, tek këto ajete 3, 43, 83, 110,125, 177, 238, 277 dhe kur All-llahu i Lartësuar na kërcënon kështu:

Kur’an 74,40-47: Ata në Xhennete do të bisedojnë; për mëkatarët. “Çka ju solli në Sekar/Xhehennem”? Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz)

Pastaj menjëherë pas Namazit, vjen Zekati i cili në shumë vende në Kur’an përmendet njëkohësisht me Namazin (psh. ajetet e lartpërmendura nga Sureja Bekare). E sa prej neve nuke kryejnë këtë obligim, madje duke pasur pasuri luksoze. SubhanAll-llah.

Po a nuk ifrikësohemi ne Zotit tonë Madhështor?! Ku ia kemi qit rrethin, siç thotëpopulli?

http://www.youtube.com/watch?v=FYOYvp9VySo

Pastaj, duke vazhduar me shtyllën e katërt, duke qenë në prag të muajit të bekuar të Ramazanit…

Kur’an 2,183: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.

E nëse je musliman i vërtetë, atëherë përgatitu fizikisht dhe psiqikisht dhe thuaj, ashtu siç thoshin shokët e Muhammedit sal-l’All-llahu alejhi ve sel-lem dhe pasuesit e tyre të ndershëm: O Zot Mëshirëplotë na e prano agjërimin e Ramazanit të kaluar dhe na mundëso ta presim Ramazanin e ardhshëm. Dhe mos thuaj siç thonë disa fatkeqësisht tek ne, se ja që erdhi ky i gëzuar, duke aluduar në mosmirëseardhje.

Ky muaj është bereqet/begati për shpirt dhe trup dhe sikur ta dinim vlerëne tij do ta prisnim pra me gëzim. Në këtë muaj prangosen shejtanët dhe veprat e mira/sevapet shpërblehen shumëfish. Vetëm adhurimi i natës së Kadrit (Kur’an,Surja 97) është më i vlefshëm dhe më i shpërblyer se sa 1000 muaj. SubhanAll-llah! Njeriu do të duhej të vepronte mbi 83 vite për ta arritur vlerën dhe shpërblimin e veç kësaj nate.

Dhe duke përfunduar me shtyllën e fundit, Haxhxhin, me këto citate nga Kur’ani famëlartë:

2,196-200: Kryeni Haxhxhin dhe Umren për hir të All-llahut! … Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria.

3,96-7: Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekkë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.; dhe vizita (për Haxhxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë/obligim) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, All-llahu nuk ka nevojë për askënd.

Pasojë e tërë kësaj tragjedie, pra të mos praktikimit të fesë sonë të ndritur, është padijenia jonë për të, prandaj nuk na ka thënë All-llahu i Lartësuar rastësisht se:
“Dije se s’ka zot tjetër (të vërtetë) pos All-llahut (Kur’an 47,19).

Muslimanët veç të bashkuar dhe duke u lidhur fort për fenë e tyre, mund të përparojnë dhe vetëm kështu Islami do jetë ngadhënjyes, në shkallën që i takon (Kur’an 9,33 dhe 48,28), pra mbi të gjitha fetë dhe pushtetet tjera. Kjo fe do të shkoj përpara me apo pa neve, prandaj secili prej nesh le të kontribuoj me takatin e vet në arritjen e këtij synimi, në të mirën e vet, meqë Zoti i Plotfuqishëm nuk ka nevojë për ndihmën tonë dhe se sikur të varej ajo prej neve që moti do të shuhej.

Dikur muslimanët e sundonin dunjanë me Kur’an dhe drejtësi, dhe atëherë kur ata e lanë Islamin pas dore dhe u dhanë pas dunjasë erdhëm në këtë gjendje që jemi sot, pra të përçarë pas dunjasë dhe të plogësht në devotshmëri, kështu që jobesimtarët po nga grahin siç po duan ata.

Të gjithalavdet, lavditë, madhështitë e falënderimet i takojnë Zotit tonë MADHËSHTOR, qëna ka bërë prej muslimanëve!

Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që All-llahu iLartësuar është Zoti im, që Muhammedi sal-l’All-llahu alejhi ve sel-lem është i dërguar tek ne dhe që Islami është feja ime.
(Raditu bil-lahi Rab-ben, ve bi Muhammedinresulen, ve bil-Islami dinen)

Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut Madhështor qofshin me juve!

BUKESA, Gjermani,  2013-05-31