Ja përse është e ndaluar KAMATA-KREDIA ne Islam – Mrekullia sociale në ndalimin e kamatës

0
1893

Xhasim El-mutava

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.”(Bekare, 275)

Kamata është e ndaluar nga Zoti i madhëruar. Ndalimi i përdorimit të kamatës, është një mrekulli sociale, pasi kamata nuk dëmton vetëm biznesmenin dhe personin që e përdor atë, por dëmton edhe familjen e tij, shoqërinë dhe të gjithë umetin. Kjo duket më qartë në faktin që këtij gjynahu, Allahu i ka shpallur luftë dhe këtë nuk e ka bërë me asnjë gjynah tjetër. Sikur Zoti ka vendosur një ushtri të madhe përballë personit që përdor kamatën, burrë qoftë apo grua, i cili me këtë veprim ka dalë kundër vullnetit dhe dëshirës së Zotit.

Një përshkrim i tillë është i frikshëm, pasi sado i madh, i pasur dhe i pushtetshëm qoftë kamatari, të dalësh para ushtrisë së udhëhequr nga vetë Zoti i madhëruar, padyshim ke vulosur humbjen e thellë për veten.

Zoti të kërcënon me këto fjalë o kamatar dhe të thotë:”O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij.” (Bekare, 278-279)

Megjithatë, vezullima e dinarit dhe e derhemit të josh dhe të tundon fuqishëm dhe është shumë e vështirë t’i rezistosh.

Sistemi i kamatëdhënies është i tillë që rrënon shoqërinë, ekonominë e saj dhe popujt. Ai shkatërron individin dhe familjen. Duke pasur parasysh këto dëme, Profeti a.s na paralajmëron për dëmet e kamatës dhe e konsideron atë më të rëndë se një vepër e turpshme. Thotë Profeti a.s:”Kush përvetëson një derhem nga kamata, është më e rëndë se të kryejë tridhjetë e gjashtë herë marrëdhënie jashtëmartesore.”

Pyetja që shtrohet është: Përse të jetë kaq e rrezikshme kamata dhe përdorimi i saj?! Ku qëndron mrekullia sociale në ndalesën e përdorimit të kamatës?

Dr. Zaglul Nexhar:”Pasuria në islam konsiderohet si diçka e vyer dhe me vlerë dhe kjo për shkak se ajo është mjet me të cilin vlerësohet mundi dhe djersa e dikujt. Prandaj, ky mjet nuk mund të shtohet dhe zhvillohet veçse në format dhe rrugët e duhura. Me qëllim që të kryejë funksionin për të cilin është vendosur dhe me qëllim që të jetë vlerësuesi i duhur për mundin, ajo duhet të mos ekspozohet veçse ndaj faktorëve humbës të pranueshëm.

Nëse unë kam një vizore e cila herë me duket se është 25 cm dhe herë të tjera 35, kjo nuk mund të kryejë matje të rregullt. Kështu është edhe pasuria. Që ajo të jetë mjet vlerësues për pronat dhe përpjekjet e dikujt, duhet të ketë vlerë të patundshme. Pasuria nuk mund të shtohet veçse duke rritur prodhimin dhe nuk mund të pakësohet veçse nëse i nënshtrohet faktorëve humbës realë.

Për këtë, islami e ka ndaluar kamatën në mënyrë të prerë. Hadithet e profetit Muhamed a.s flasin mbi pasojat që shkakton ajo. Profeti a.s e konsideron kamatën si një ndër shtatë gjynahet më të rënda dhe rrënuese.

Thotë Zoti në Kuran rreth pasojave të kamatës:” Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Bekare, 275)

Një musliman që e lexon këtë ajet, do e ketë të pamundur të bëjë qoftë dhe një hap drejt përdorimit të kamatës, sado të mëdha qofshin fitimet. Pasojat e kamatës janë tragjike.

Shumë njerëz e mendojnë kamatën si mjet zhvillimi dhe shtimi të pasurisë, por në fakt ajo është mjeti më i mirë për shkatërrimin dhe rrënimin e saj.

Po ku qëndron urtësia në ndalimin e kamatës?

Urtësia kryesore qëndron në mbrojtjen e ekonomisë së varfërve dhe të familjeve me të ardhura të kufizuara. Kamata prek dhe dëmton më shumë shtresat e varfëra, jetimët, gratë e veja, pensionistët etj…

Është kamata ajo që shkakton ritjen e çmimeve çdo ditë dhe çdo orë, ashtu siç e shohim të ndodhë në ditët tona. Ndoshta, shkaku i vuajtjeve dhe krizës që po kalojmë është se umeti që e ka të ndaluar përdorimin e kamatës, e ka shkelur dhe nëpërkëmbur urdhërin e Zotit. Shumica e bankave të vendeve muslimane, sot janë banka me kamatë. Kjo, edhe pse Zoti na ka nderuar me hapjen e disa bankave islame, të cilat kanë ofruar zgjidhje alternative për të gjithë ata që duan hallallin.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Kamata është e ndaluar në të gjithë legjislacionet e mëparshme. E habitshme është se kamatari e din se po përfiton pasuri haram, kur jep dhe merr kamatë. Një herë, kur u takova me disa biznesmenë dhe bisedova me ta, më thanë:”Po e dimë që është haram, por e kemi të pamundur t’i rezistojmë tundimit. Ne duam t’a shohim pasurinë tonë të shumëfishuar, duam të kemi sa më shumë fitime, duam të fitojmë në bizneset që kemi.”

Nëse lexojmë mbi historinë e vërshimit që goditi Meken dhe shkatërroi dhe Qaben, do të shohim që kurejshët e ndërtuan përsëri, por me kusht që të donacionet të jenë vetëm me pasuri hallall. Të gjithë arabët ranë dakort që askush të mos dhurojë qoftë dhe një derhem të fituar në rrugë haram dhe me kamatë. Edhe arabët para islamit e dinin se kamata është haram dhe e ndaluar.

Po t’a vërejmë me kujdes ndërtesën e Qabes, do të shohim se ajo nuk është mbi themelet e saj të mëparshme. Ndertesa është e mangët dhe kjo për shkak se kurejshët nuk arritën të mbledhin shumën e duhur për të ringritur të gjithë ndertesën.

Kështu, një kamatar e ndjen dhe e kupton që ajo që po bën është kundër vlerave dhe moraleve. Për këtë shkak, kamatari quhet ndryshe edhe si vampir.

Doktor i nderuar! A është e mundur të na tregosh përse kamatarët quhen vampirë?”

Dr. Zaglul Nexhar:”Kamata është shtimi i pasurisë pa mund, pa rrezikuar dhe pa prodhim. Kjo çon në inflacion, ku shtohet paraja, por bie vlera e saj. Nga kjo, më të dëmtuarit janë familjet me të ardhura të kufizuara.

Siç e thamë dhe më lart, një ndër arsyet e ndalimit të kamatës është edhe mbrotja e shtresave të varfëra të shoqërisë. Në të njëjtën kohë, duke ndaluar kamatën, i vihet fre zhvillimit formal dhe joreal të pasurisë.

Unë kam një projekt që kushton njëqind milionë dollarë. Nëse këtë shumë e mbledh në formë aksionesh, çmimi i produktit – makinë apo çfarëdo tjetër – do të jetë i arsyeshëm. Por nëse këtë shumë e marr nga një bankë kundrejt një përqindjeje, çmimi i produktit do të jetë më i lartë dhe kjo dëmton rëndë shtresat e varfëra të shoqërisë.

Bankat islame shkojnë tek projekti dhe investojnë për të, pa dhënë kredi me përqindje.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Atëherë themi që kamata nuk është ndaluar kot, por pas kësaj ndalese ka arsye dhe shkaqe. Prandaj kamatari njihet ndryshe me emrin vampirës, pasi ashtu siç vampirët thithin gjakun e njerëzve, kamatarët thithin të hollat dhe pasuritë e tyre. Objektivi i pasurisë është të investohet në shoqëri, të punësohen njerëzit dhe të kontribojë në rritjen e nivelit të jetesës. Pasuria nuk ka përse të bëhet monopol i një institucioni apo personi të vetëm, ai t’i japë kujt të dojë dhe të caktojë sipas dëshirës faiden.

Sot, në shtetet e Gadishullit Arabik vërejmë që edhe bankat me kamatë, po hapin degë dhe ofrojnë shërbime ku kamata është e përjashtuar. Numri i bankave islame ka arritur dyqind e dyzet e katër dhe kjo vetëm në shtetet e Gadishullit Arabik. Ky numër është arritur vetëm gjatë njëzet e pesë viteve të fundit. Edhe vetë banka City Bank, ka hapur një degë për investimet islame pa kamatë, në shtetin e Bahrejnit. Vallë përse e bëjnë këtë? Mos vallë për të vënë në jetë ligjet dhe dispozitat islame?

Padyshim që këtë e bënë dhe e bëjnë për të shtuar fitimet e tyre. Ata e studiuan sistemin bankar islam dhe panë se fitimet ishin më të mëdha. Përndryshe as nuk do të ishin menduar për të hapur banka islame.

Edhe muslimanët flasin dhe diskutojnë rreth sistemit bankar islam. Bankat joislame, organizojnë borxhin dhe depozitat dhe nga këto, nxjerrin përfitimet e tyre në fund të vitit. Por cili është kontributi i tyre në ndërtimin e fabrikave, zhvillimin e shoqërisë dhe rritjen e nivelit të jetesës së tyre?

Ndërkohë që bankat islame ofrojnë disa kontrata të leverdisshme. Nëse dikush ka një projekt, banka islame bëhet ortake dhe e investon atë.

Ne të gjithë po e përjetojmë dëmin e madh ekonomik që shkaktuan bankat me kamatë në Amerikë dhe në Europë.

Sipas profetit Muhamed a.s, nga shenjat e Ditës së Kijametit është që njeriu nuk do të pyesë nëse e fitoi dinarin dhe derhemin në rrugë hallall apo haram.

Dr. Zaglul Nexhar:”Ndalimi i kamatës nuk është përmendur vetëm në ajetet që cituat ju më lart. Thotë Zoti në Kuran:”O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij.” (Bekare, 278-279)

Ky ajet i paralajmëron njerëzit që të distancohen dhe të largohen nga kamata. E kush prej nesh mund t’a përballojë një luftë me Zotin dhe të dërguarin e Tij?!

Thotë Profeti a.s:”Në çështjen e kamatës, Zoti e ka mallkuar atë që e merr, atë që hyn garant, shkruesin e kontratës dhe dëshmitarët.”

Kushdo që ka lidhje me një kontratë kamate, është i mallkuar nga Zoti dhe një njeri i mallkuar nga Zoti, nuk mund të bëjë hajr në këtë botë dhe as në botën tjetër. Prandaj, edhe Zoti në Kuran e përshkruan gjendjen e atyre që kanë të bëjnë me kamatën:”Ata që marrin fajde, do të ringjallen(në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet”

Disa interpretues të Kuranit mendojnë se kamatari do të vuajë kështu Ditën e Gjykimit, por unë mendoj se kjo do i ndodhë edhe në këtë botë. Një njeri që i jep të drejtë vetes të fitojë pasuri në rrugë të ligjshme apo të paligjshme, është një i çmendur dhe epileptik. Vetëm një njeri i tillë nuk i bën përshtypje asgjë përveç fitimit të pasurisë.

Krahasimi i mësipërm i Kuranit, është shumë i ngjashëm dhe real me njerëzit që punojnë në bursë.

Shumë njerëz që janë dhënë pas grumbullimit të pasurisë me çdo mjet dhe rrugë, kanë neglizhuar familjen e tyre, vajzat dhe djemtë. Kështu, ata kanë humbur këtë botë para botës tjetër.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Unë do përmend historinë e një të riu, i cili lindi dhe u rrit në një familje, ku i ati e fitonte pasurinë me kamatë. Unë do ia lë atij t’a tregojë vetë historinë e tij.

Unë jam rritur në luks dhe jetoja në një nga lagjet më të pasura në një qytet arab. Alkoli na servirej në tryezë krejt normalisht. Unë edija që të gjithë të ardhurat dhe pasuria e babait rridhte nga kamata. Pranë shtëpisë tonë të madhe, ndodhej xhamia e lagjes, ku hoxha Ibrahim mbante predikimet e tij. Një ditë, më qëlloi që po qëndroja në ballkon dhe hoxha po fliste. Mua më tërhoqën fjalët e tij dhe menjëherë zbrita nga ballkoni dhe hyra në xhami. Në çastin që hyra në xhami, mu duk sikur u shkëputa nga e kaluara ime. Hoxha Ibrahim po fliste rreth hadithit të Profetit a.s:”Çdo organ që rritet me haram, meriton zjarrin.”

Që atë ditë nuk doja të hyj në shtëpi dhe nuk doja të ushqehem me ushqimet që siguronte babai me aktivitetin e tij. Ndërkohë që të gjithë uleshin në tryezën e mbushur plot, unë veçohesha mënjanë dhe ushqehesha me një copë bukë me djathë. Nëna gati sa nuk vdiste kur më shihte në atë gjendje. Pas disa kohësh, me mua u bashkua dhe nëna dhe filloi të falej. Më vonë, edhe motra filloi të falej dhe t’i frikësohet Zotit. Kurse babai vazhdonte në të tijën, madje i vinte inat që ne kishim ndryshuar. Megjithatë, unë vazhdoja t’a trajtoja me respekt. Ndërkohë, të gjtihë ne luteshim me përgjërim që Zoti t’a udhëzojë dhe babanë në rrugë të drejtë.

Një ditë, kur u zgjova në mëngjes, pashë që babai i kishte thyer të gjithë shishet e alkolit që ishin në shtëpi. Ai qante dhe më përqafonte fort duke më thënë:”Gjithçka që e zemëron Zotin, do e heq nga shtëpia.”

Me të hyrë koha e namazit, e mora babanë dhe të dy vajtëm në xhami. Ai u shkëput nga vesete këqia, nga alkoli dhe nga kamata. Tashmë shtëpia jonë është e mbushur me adhurime dhe bindje ndaj urdhërave të Zotit.”

Dr. Zaglul Nexhar:”Më kujtohet që para disa vitesh, në Britani u organizua një konferencë mbi kamatën. Konferenca nuk e trajtonte kamatën nga kënvështrimi islam, por nga aspekti ekonomik. Të ftuarit folën dhe përmendën faktin që plani për grumbullimin e pasurisë në duart e një numri të kufizuar njerëzish, është plan çifut. Ishin ata që hapën bankat dhe floririn e këmbyen me letra. Floririn dhe argjendin dhe argjendin e mbajtën vetë. Më pas nxorrën në qarkullim çeqet dhe kohët e fundit kartat, duke e kthyer gjithçka në elektronike me qëllim që të hollat të mbeten në duart e tyre. Janë pikërisht këta njerëz të cilët kontrollojnë gjithçka.

Mbajtja e një konference të tillë në një shtet që nuk e beson islamin si fe, më habiti.

Në një konferencë tjetër e organizuar nga Banka islame Dubai, numri i bankave me kamatë pjesëmarrëse në këtë konferencë, ishte shumë më i madh se ai i bankave pa kamatë.

Përfaqësuesit e bankave me kamatë, thanë se është e pamundur të ngrihet një bankë pa përdorur kamatë. Ata shtruan dhe pyetjen: Si do të bashkëpunoni dhe ndërvreproni me bankat e shumta me kamatë, ndërkohë që ju jeni vetëm një pikë uji në mes të një oqeani?

Shejh Isa, konsulenti i bankës islame të Dubait u përgjigj:”Ne kemi kontaktur me një numër të madh bankash në të gjithë botën dhe u kemi thënë që jemi një bankë islame dhe Islami e ndalon kamatën. A është e mundur të na mbuloni një shumë dhe ne t’ju mbulojmë një shumë dhe asnjëri prej nesh të mos e prekë atë shumë. Nga kjo përvojë, sot kemi dy banka, njëra në Japoni dhe tjetra në Gjermani të cilat e kanë hequr kamatën nga transakcionet e tyre. Kjo, jo nga kënvështrimi islam, por vetëm nga këndvështrimi ekonomik.

Para disa muajsh, unë isha në Japoni dhe më treguan se ekonomia japoneze dhe bankat e kanë ulur normën e interesit në zero.”

Prof. Xhasim El-mutava:”Prandaj gabon rëndë kush mendon se tregëtia është njëlloj si kamata, ndërkohë që Zoti e ka ndaluar kamatën dhe e ka lejuar tregtinë. Ndalimi i kamatës, është një mrekulli sociale e Kuranit dhe sunetit të Profetit a.s.

Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!