Islamofobia

0
216

Duket se ky term është tepër i gjerë, ashtu siç ndodh shpesh me terme
të cilët zgjerohen nga rrahjet farkëtuese të çekanëve përdorues, që godasin nga të gjitha anët. Si i tillë elementet që përfshihen në të nga grupe dhe
këndvështrime të ndryshme e bëjnë shpesh atë një term të debatueshëm ndërmjet palëve
përdoruese. Gjithsesi, i parë me syrin e një muslimani dhe nën një këndvështrim islam,
islamofobinë do ta përkufizoja si një sjellje negative karshi Islamit dhe muslimanëve, që
buron nga ndjesia e urrejtjes, neverisë apo alergjisë ndaj Islamit ose muslimanëve për
shkaqe nga më të ndryshmet. Sipas këtij përkufizimi islamofobia është një fenomen i vjetër
sa vetë Islami, shfaqje të tij të hershme Allahu na i ka përjetësuar në Librin e Tij në ajete të
tilla si: “Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën
e tyre është edhe më e madhe.” (3:118) dhe “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që
të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj.” (2:217)
Duketse qarqe të caktuara në Perëndim e në botë nuk mundet dot të jetojnë pa peshkuar
dhe pa provokuar njëkohësisht armiq nga kultura të ndryshme nga ajo e tyre dhe duke i
stigmatizuar ato si burimi i së keqes. Kjo nuk është diçka e re në historinë e Perëndimit,
fobia ndaj mbulesës së femrës muslimane, referendumi kundra minareve të xhamive dhe
ksenofobia ndaj prezencës në rritje të vetë muslimanëve në këtë pjesë të botës duket se në
një farë mase të kujton rritjen e urrejtjes antisemite në Evropën e viteve 30’. Ashtu si
atëherë qarqe fashiste edhe sot qarqe të djathta ekstremiste dhe konservatore duket se
tentojnë që për arsye pragmatiste dhe politike ta shndërrojnë Islamin dhe muslimanët në
kupën e zemërimit ku ata do të derdhin arsyet e krizave të tyre, që kjo botë po përjeton. Kjo
tendencë duket se ka pasur rritje në veçanti pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, që për ta
paska qenë pikërisht precedenti i munguar për të penalizuar një fe dhe kulturë të tërë. Në
fakt duket se historikisht njerëz dhe kultura që tentojnë të jenë monolite, egocentrike dhe
nuk pranojnë kontributin e të tjerëve priren që forcën e jetës dhe të zhvillimit ta gjejnë
pikërisht tek armiqësia ndaj tjetrit dhe të projektojnë tek ai qoftë edhe një pjesë të
fatkeqësive të tyre. Në mjaft raste duket se një mekanizëm i tillë ka funksionuar mjaft mirë.
Përkundrejt kësaj islamofobie të niveleve të larta, që përjeton sot perëndimi duket se
edhe muslimanët shpesh reagojnë keq, së pari duke stigmatizuar të gjithë Perëndimin si
islamofob dhe për rrjedhojë duke projektuar qoftë edhe një pjesë të fatkeqësive të tyre tek
këta rivalë shekullorë. Natyrisht që kjo bie ndesh me mësimet islame, të cilat thonë se: “Le
të mos ju nxisë urrejtja ndaj një pjese të njerëzve për të qenë të padrejtë. Bëhuni të drejtë,
se kjo është më afër devotshmërisë.”
Dhe “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë
kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë,
Allahu i do të drejtët.” Ndërsa parimet islame për asnjë moment nuk bëjnë fajtor për
fatkeqësitë të tjerët, qofshin këta edhe armiqtë më të ashpër: “Çfarëdo fatkeqësie që ju
godet është si pasojë e asaj që keni bërë vetë.” (30:42).
Dhe së dyti, tek një pjesë tjetër e muslimanëve islamofobia duket se ka prodhuar
ndjenjën e të qenit inferior si dhe vetëpenalizmin e kulturës dhe fesë që ata mbartin, kjo
për rrjedhojë është duke çuar drejt zhveshjesh identitare islame të këtyre muslimanëve
dhe drejt asimilimit në kulturat ofensive.
Duke e mbyllur do të shprehesha se islamofobia nuk është gjë tjetër vetëm se “një verë
e vjetër në fuçi të re”, e cila duket se ka dehur keq shumë prej atyre që nuk jetojnë dot pa
e pirë atë, ashtu siç edhe aroma e saj duket se ka trullosur ca më keq akoma ata të cilët e
kanë të ndaluarta pinë atë. Le ta lusim Zotin që të mosshtohen të dehurit andej dhe këndej!
Justinian TOPULLI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here