ISLAMI DHE SHËNDETI

0
373

Allahu i Madhëruar i lavdëron ata që pastrohen me fjalët e Tij: “Allahu i do ata që pendohen dhe ata që duan të pastrohen.” (Bekare:222)

Një nga veçoritë kryesore të Islamit është pastërtia, nga e cila buron forca në trup, shëndeti dhe gjallëria. Një prej atyre që kanë përqafuar Islamin në Perëndim thotë: “Edhe sikur të mos kishte në Islam asgjë tjetër veç pastërtisë, ajo do t’i mjaftonte”.

Disa nga normat që Allahu ligjëroi për ruajtjen e shëndetit janë:

Abdesi

Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat dhe duart tuaja deri në bërryla, fërkoni kokat tuaja dhe lani këmbët deri te nyjet”. (Kurani, 5-6)

Prej dobive të abdesit, të provuara shkencërisht, përmendim: parandalimin e transmetimit të shumë sëmundjeve virusale që kalojnë nëpërmjet ndotjes së duarve; aktivizimin e qarkullimit të gjakut dhe ripërtëritjen e gjallërisë së trupit, duke fërkuar gjymtyrët; pastrimin e pjesëve të zbuluara të trupit nga papastërtitë që ngjiten pas tyre.

Pastrimi i trupit

Me pastrim të trupit nënkuptohet larja e trupit nga xhenaba. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse jeni të papastër, atëherë pastrohuni!” (Kurani, 5-6)

Të mirat e larjes së trupit, veçanërisht pas marrëdhënieve intime janë: aktivizimi i trupit dhe përhapja në të pas plogështimit të tij, e kjo nëpërmjet nxitjes së ekstremiteteve nervore që ndodhen në lëkurë; pakësimi i kongjestivit të gjakut në lëkurë dhe në organet gjenitale, gjë që e shtyn gjakun në organet e rëndësishme të trupit si zemra e truri; procesi i larjes është një lodhje muskulore që aktivizon zemrën dhe qarkullimin e gjakut; larja siguron normalizimin e funksioneve të lëkurës, më të rëndësishmet e të cilave janë: përçimi i ndjeshmërisë, rregullimi i temperaturës dhe mbrojtja e trupit; gjithashtu larja siguron pastrimin e lëkurës nga pisllëqet e ngjitura pas saj, si dhe nga ato që formohen prej shtresave yndyrore të lëkurës apo nga sekrecionet e yndyrës e të djersës.

Pastrimi i rrobave

Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe rrobat e tua pastroji!” (El-Mudethir:4)

Pastërtia e rrobave është kusht për vlefshmërinë e namazit dhe adhurimeve të tjera. Ndërkohë që është e njohur tashmë që vlera e saj për mbrojtjen e njeriut nga burimet e ndotjeve virusale.

Pastërtia e mjedisit

Allahu i Madhëruar thotë: “Pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë, për ata qëndrojnë në këmbë, dhe për ata që më falen gjunjazi, duke më bërë sexhde”. (Kurani, 22-26)

Një prej kushteve të vlefshmërisë së namazit, është kryerja e tij në një ambient të pastër. Pa dyshim, konsideromi i urinës, nevojës dhe jashtëqitjeve të tjera nexhasa, kërkon mospërdorimin e tyre në ujitjen e tokave dhe të të mbjellave drejtpërdrejt. Siç dihet, hedhja pa kujdes e jashtëqitjeve, është një ndër arsyet kryesore të përhapjes së sëmundjeve infektive. E për këtë arsye, Pejgamberi (a.s.) i nxiste njerëzit të pastronin rrugët e sheshet, duke thënë: “…edhe largimi i gjërave të dëmshme nga rruga është sadaka”. (Transmeton Buhariu).

Siç shihet, feja Islame ka një pozicion të qartë në ruajtjen e ambientit jetësor. Teknologjia e stome e shfajëson veten e saj para botës, se po përpiqet ta zhvillojë dhe të krijojë mirëqenie, në emër të një jete sa më komode, ndërsa njerëzit janë të detyruar të thithin helmin e fabrikave dhe të sakrifikojnë, duke vënë në rrezik vetë ekzistencën e tyre, me prishjen e rendit dhe të ekuilibrit në Tokë.

Qëllimi i ruajtjes së ambientit jetësor është të krijohen kushte optimale për një ndërveprim harmonik mes njeriut dhe ambientit të tij, si një tërësi e vetme, pasi ndotja prej njeriut, që ka karakter lokal, herët a vonë do të shndërrohet në një ndotje të përgjithshme të mjedisit.

Ruajtja e mjedisit pra, nuk është vetëm bindje ndaj rregullave hyjnore, por një çështje jetike për të gjithë banorët e planetit tonë. Për fat të keq, planeti ynë i bukur dhe çdo gjë e gjallë në të, është në një rrezik shumë më të madh nga sa e mendojmë ne. Nëse vazhdon shfrytëzimi i pashpirt i natyrës, si deri më tani, sipas disa parashikimeve, për 10 vjet, 1/3 e tokës pjellore do të shndërrohet në shkretëtirë; ndërsa, nëse nuk ndërpritet ngrohja e tepërt e atmosferës, ndryshimet e klimës në Tokë do të jenë të tilla, saqë pasojat e tyre nuk do të mund të merren me mend.

Zhvillimi gjithnjë e më i madh i industrisë, pa aplikimin e masave mbrojtëse të përshtatshme, shpie te ndotja e madhe e ajrit dhe ujit, që e rrezikon së tepërmi shëndetin e njeriut.

Duhet të kultivojmë te vetja një ekukatë fetare globale, sepse, nëse nuk e bëjmë këtë, nuk do ta vërejmë se si bëhen të papërshtatshëm për jetesë uji, ajri dhe dheu. Nuk do ta vërejmë as faktin që, vetë njeriu po shkatërron themelin e jetës, duke rrezikuar edhe ardhmërinë e vet.

Sot njerëzimi duhet që, sa më shpejt, me tërë diturinë dhe forcën, të angazhohet në luftë kundër këtyre veprimeve të papërgjegjshme, dhe kundër shfarosjes së llojeve biologjike, dhe çdo gjëje tjetër që është e lidhur me prishjen e baraspeshës ekologjike botërore.

Zoti i Plotfuqishëm krijoi qiejt dhe tokën, dhe i fali natyrës bukurinë. Ia nënshtroi të gjitha këto njeriut, të cilit i dha mendjen, që t’i shfrytëzojë për të mirën e tij. Njeriu tani mund të zgjedhë: ose ta kultivojë dhe zhvillojë bukurinë e natyrës, dhe t’i kontribuojë prosperitetit të vet, ose ta shëmtojë bukurinë e saj, dhe t’i ndihmojë kështu shkatërrimit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here