Informata të shkurtëra rreth Xhamisë el-Aksa

0
289

Informata të shkurtëra rreth Xhamisë el-Aksa

Kur dhe kush e ndërtoi Xhaminë el-Aksa?

-Ebu Dherr-rri (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: e pyeta të Dërguarin e Allahut se cila xhami është ndërtuar e para në tokë? Ai më tha: “Xhamia el-Haram (Qabeja)”. Pastaj cila? prapë e pyeta. “Xhamia el-Aksa”, më tha. Sa vite ka ndërmejt tyre? përsëri e pyeta. “Dyzet vite”, mu përgjigj. (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
-Ademi (paqja e Allahut qoftë mbi të) e ndërtoi Qaben, ai e ndërtoi edhe Xhaminë el-Aksa.
-Ibrahimi (paqja e Allahut qoftë mbi të),që të dyja i rindërtoi.
-Sulejmani (paqja e Allahut qoftë mbi të) e rindërtoi Xhaminë el-Aksa.
-Xhamia el-Aksa është kibla e parë e muslimanëve.
-Muhamedi (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të), nga Xhamia el-Aksa u ngrit në qiell; në udhëtimin e Israsë dhe Miraxhit.
-Në Xhaminë el-Aksa, Muhamedi (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të) u bë imam në namazin që e fali me të gjithë pejgamberët e tjerë.
-Në vitin 1187 Salahudin Ejubi e riktheu xhaminë el-Aksa nga pushtuesit e kryqëzatave.
-Nga viti 1948 deri në vitin 1967, qyteti i Kudsit, ishte i ndarë në dy pjesë; pjesa lindore, në të cilën ndodhet Xhamia el-Aksa, që u takonte muslimanëve, ndërsa pjesa përëndimore u takonte çifutëve.
-Deri në vitin 1967, shumë haxhinjë, ndër ta edhe ata shqiptarë, gjatë kthimit të tyre nga Qabeja, ndalonin dhe faleshin edhe në Xhaminë el-Aksa, kështu duke arritur faljen e namazit në tri xhamitë e shenjta.
-Në vitin 1979 çifuti me nënshtetësi australiane Denis Michael ia vë flakën Xhamisë el-Aksa, ku një pjesë e madhe e saj së bashku me minberin e Salahudin Ejubit digjen.
-Që nga viti 1976 e deri në ditët e sotme, gjendja e Xhamisë el-Aksa është kjo që është, mirëpo Xhamia el-Aksa: xhami është ndërtuar, xhami mbet dhe xhami do të mbetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here