T’i kthehemi statistikave dhe të vërtetave të cilat gjenden në këtë shkrim dhe do të gjesh realitetin e qartë.
Fakte dhe numra:
Numri i hebrenjve në botë është 14 milionë banorë. Ata janë të shpërndarë në formën që vijon:
• 7 milionë në Amerikë
• 5 milionë në Azi
• 2 milionë në Evropë
• 100 mijë në Afrikë
Numri i muslimanëve në botë është 1,5 miliardë banorë, të shpërndarë në formën që vijon:
• 6 milion në Amerikë
• 1 miliardë në Azi dhe në Lindjen e Mesme
• 44 milion në Evropë
• 400 milion në Afrikë
Në bazë të kësaj del se:
• 1/5 e popullatës botërore janë muslimanë
• Kundrejt çdo hindusi ka dy muslimanë
• Kudrejt çdo budisti ka dy muslimanë
• Kundrejt çdo hebreji ka 107 muslimanë
Përreth kësaj, 14 milionë hebrenjë janë më të fuqishëm se sa 1,5 miliardë muslimanë! A thua vallë pse?
Le të vazhdojmë me paraqitjen e fakteve dhe statistikave…
Emrat më të ndritur të historisë moderne janë:
• Albert Ajnshtajn (Alber Einstein): çifut
• Sigmund Frojd (Sigmund Freud): çifut
• Karl Marks (Karl Marx): çifut
• Paull Samuelson (Paul Samuelson): çifut
• Millton Fridman (Milton Friedman): çifut
• Isaac Newton (Isaj Njuten)- fizicient dhe astronom i shek XVII
Zbulimet më të rëndësishme mjekësore:
• Zbuluesi i gjilpërës së vaksinimit, Benxhamin Robin (Benjamin Robin): çifut
• Zbuluesi i vaksinës për Polio (paralizës së fëmijëve), Xhonas Salk (Jonas Salk): çifut
• Zbuluesi i ilaçit të kancerit të gjakut (Leukemisë), Gertrude Elion (Gertrude Elion): çifute
• Zbuluesi i sëmundjes së pezmatimit të mëlçisë (Hepatitis B) si dhe shërimit të saj, Baruh Bllumberg (Baruch Blumberg): çifut
• Zbuluesi i ilaçit të Sifilisit (Syphilis), Paull Erlish (Paul Ehrlich): çifut
• Zhvilluesi i studimeve mbi imunitetin, Ili Meçnikof (Elie Metchnikoff): çifut
• Autori i studimeve më të rëndësishme në sferën e Endokrinologjisë, Endrju Shally (Andrew Schally), çifut
• Autori i studimeve më të rëndësishme në sferën e Terapisë Kognitive, Aron Bek (Aaaron Beck): çifut
• Zbuluesi i tabletës (pilulës) kontraceptive, Gregory Pinkus (Gregory Pincus): çifut
• Autori i studimeve më të rëndësishme në lidhje me syrin dhe retinën e tij, Xhorxh Vald (George Wald): çifut
• Autori i studimeve më të rëndësishme në sferën e Embriologjisë, Stanli Kohin (Stanley Cohen): çifut
• Zbuluesi i Dializës së Veshkëve si dhe njëri ndër studiuesit më të njohur në sferën e pjesëve artificiale (të trupit), Villem Kllofkam (Willem Kloffcame): çifut
Disa zbulime të cilat e ndryshuan historinë njerëzore:
• Zhvilluesi i Çipit të Mikro-Procesorëve, Stanli Mezor (Stanley Mezor): çifut
• Zbuluesi i Zinxhirit Bërthamor, Lio Ziland (Leo Sziland): çifut
• Zbuluesi i Kabllos me Fije Drite (Optike), Piter Shulc (Peter Schulz): çifut
• Zbuluesi i semaforave, Çarls Adler (Charles Adler): çifut
• Zbuluesi i çelikut të pandryshkshëm (Stainless Steel), Beno Shtraus (Benno Strauss): çifut
• Zbuluesi i filmave me tinguj (Sound Movies), Ajzador Kise (Isador Kisee): çifute
• Zbuluesi i Mikrofonit dhe Gramafonit, Emil Berliner (Emile Berliner): çifut
• Zbuluesi i Inçizuesit me Video Shirita (Video Tape Recorder), Çarls Ginsburg (Charles Ginsburg): çifut
Kreatorët e emrave dhe markave botërore:
• Polo Ralph Lauren, markë çifute
• Coca Cola, markë çifute
• Levi’s Jeans; Levi Shtraus (Levi Strauss), çifut
• Starbuck’s; Hovard Shulc (Howard Schultz), çifut
• Google; Sergej Brin (Sergey Brin), çifut
• Dell Computers; Majkëll Dell (Michael Dell), çifut
• Oracle; Llary Ellison (Larry Ellison), çifut
• DKNY; Donna Karan (Donna Karan), çifute
• Baskin & Robbins; Irv Robins (Irv Robbins), çifut
• Dunkin Donuts; Villiam Rozenberg (William Rosenberg), çifut
Intelektualë me influencë / politikanë:
• Henri Kisinxher (Henry Kissinger), ish-Sekretar i Shtetit (Ministër i Punëve të Jashtme të SHBA-ve), çifut
• Riçard Levin (Richard Levin), Kryetar i Universitetit Yale, çifut
• Allan Grinspan (Alan Greenspan), Kryetar i Rezervave Federale të SHBA-ve, çifut
• Xhozef Liberman (Joseph Lieberman), politikan amerikan, çifut
• Madlin Ollbrajt (Madeleine Albright), ish-Sekretare e Shtetit (SHBA), çifute
• Kasper Vajnberger (Casper Weinberger), ish-Sekretar i Mbrojtjes (SHBA), çifut
• Maksim Litvinov (Maxim Litvinov), ish-Ministër i Punëve të Jashtme të ish-BRSS, çifut
• Dejvid Marshall (David Marshal), ish-Kryeminisër i Singaporit, çifut
• Ajzak Ajzak (Isaacs Isaacs), ish-Guvernator i Përgjithshëm i Australisë, çifut
• Benxhamin Dizraeli (Benjamin Disraeli), ish-Kryeministër i Britanisë, çifut
• Jevgeni Primakov (Yevgeny Primakov), ish-Kryeministër i Rusisë, çifut
• Barry Gollduoter (Barry Goldwater), politikan amerikan, çifut
• Horhi Sampajo (Jorge Sampaio), ish-President i Portugalisë, çifut
• Hirb Grej (Herb Gray), ish-zv.Kryeministër i Kanadasë, çifut
• Pjerr Mendez (Pierre Mendes), ish-Kryeministër i Francës, çifut
• Majkëll Hovard (Michael Howard), ish-Sekretar i Shtetit të Britanisë, çifut
• Bruno Kriesky (Bruno Kriesky), ish-Kancelari i Austrisë, çifut
• Robert Rubin (Robert Rubin), ish-Sekretar i Financave të SHBA-ve, çifut
Filantropët botërorë:
• Xhorxh Soros (George Soros), çifut
• Valter Anenberg (Walter Annenberg), çifut
Njerëzit më me ndikim në median botërore:
• Vollf Blicer (Wolf Blitzer), Si-En-En (CNN), çifut
• Barbara Vallters (Barbara Walters), Ej-Bi-Si Njus (ABC News), çifute
• Juxhin Mejer (Eugene Meyer), Uashington Post (Washington Post), çifute
• Henry Grunvald (Henry Grunwald), Tajm Magazine (Time Magazine), çifut
• Kathrin Graham (Katherine Graham), Uashington Post (Washington Post), çifute
• Xhozef Lelyveld (Joseph Lelyveld), Nju Jork Tajms (New York Times), çifut
• Maks Frankel (Max Frankel), Nju Jork Tajms (New York Times), çifut
Emrat e lartëpërmendur janë vetëm disa shembuj dhe nuk përfshijnë të gjithë hebrenjtë me ndikim e as të gjitha të arriturat e tyre nga të cilat përfiton i gjithë njerëzimi në jetën e tyre të përditshme.
Fakte tjera:
– Në 105 vitet e fundit, prej gjithsej 14 milionë hebrenjve, 180 prej tyre fituan Çmimin Nobël. Ndërsa, në po të njejtën periudhë, prej gjithsej 1 miliardë e gjysmë milionë muslimanë, Çmimin Nobël e fituan vetëm tre prej tyre.
– Në bazë të kësaj që u përmend më lartë, proporcioni qëndron si vijon: Një Çmim Nobël për çdo 77,778 (më pak se 80 mijë) hebrej, ndërsa në anën tjetër, një Çmim Nobël për çdo 500,000,000 (pesëqind milionë) muslimanë! – Sikurse hebrenjtë të kishin të njejtin proporcion sikurse muslimanët, ata gjatë 105 viteve të kaluara do të fitonin 0,028 Çmim Nobël, d.m.th. më pak se 1/3 e Çmimit!
– Sikurse muslimanët të kishin të njejtin proporcion sikurse hebrenjtë, gjatë 105 viteve të kaluara do të fitonin 19,286 Çmime Nobël!
Mirëpo, vallë, a thua do të pajtoheshin hebrejtë që të bien në një nivel kaq të ulët të njohurive? A thua vallë përparimi i këtillë i tyre në sferën e njohurive është rastësi, mashtrim, komplot, apo ndërmjetësim?
Madje, a thua vallë pse nuk arritën muslimanët në një nivel të këtillë, në këto gradë, në këtë fuqi të ndryshimit, përreth dallimit të qartë në numër?
Ja disa fakte tjera në vazhdim, në të cilat mund të gjesh përgjigje ndaj këtyre pyetjeve:
– Në mbarë Botën Islame ka gjithsej 500 universitete
– Në SHBA-të ka 5,758 univerisitete.
– Në Indi ka 8,407 universitete
– Në listën e 500 universiteteve më të mira në botë nuk figuron asnjë universitet islam.
– 6 universitete izraelite janë në listën e 500 universiteteve më të mira në botë.
– Përqindja e alfabetizmit (njohjes së shkrim leximit) në shtetet e krishtera është 90%.
– Përqindja e alfabetizmit në Botën Islame është 40%.
– Në 15 shtete me shumicë krishtere, përqindja e alfabetizmit është 100%.
– Nuk ekziston asnjë shtet musliman në të cilin përqindja e alfabetizmit është 100%.
– Numri i atyre të cilën e kryejnë shkollimin fillorë në shtetet e krishtera është 98%.
– Numri i atyre të cilën e kryejnë shkollimin fillorë në shtetet muslimane është 50%.
– Numri i atyre të cilët e vazhdojnë arsimin universitar në shtetet e krishtera është 40%.
– Numri i atyre të cilët e vazhdojnë arsimin universitar në shtetet muslimane është 2%.
– Në mesin e çdo 1 milion muslimanë ka 230 dijetarë (shkencëtarë).
– Në mesin e çdo 1 milion amerikanë ka 5,000 dijetarë (shkencëtarë).
– Në vendet e krishtera, në çdo 1 milion banorë ka 1,000 teknikë.
– Në gjithë Botën Arabe, për çdo 1 milion banorë ka 50 teknikë.
– Shtetet muslimane harxhojnë rreth 0,2% nga Bruto-Prodhimi i Brendshëm në sferën e studimit dhe zhvillimit.
– Shtetet e krishtera harxhojnë rreth 5% nga Bruto-Prodhimi i Brendshëm në sferën e studimit dhe zhvillimit.
– Mesatarja e shpërndarjes së gazetave ditore në Pakistan është 23 gazeta për çdo 1,000 banorë.
– Mesatarja e shpërndarjes së gazetave ditore në Singapor është 460 gazeta për çdo 1,000 banorë.
– Në Britani numri i titujve të librave për çdo 1 milion banorë është 2,000 libra.
– Në Egjipt numri i titujve të librave për çdo 1 milion banorë është 17 libra.
– Produktet e teknologjisë së lartë (Hi-Tech) përbëjnë 0,9% të eksportit të Pakistanit, 0,2% të eksportit të Arabisë Saudite dhe 0,3% të eksportit të Kuvajtit, Algjerisë dhe Marokut.
– Produktet e teknologjisë së lartë (Hi-Tech) përbëjnë 68% të eksportit të Singaporit.
Konkluzat:
– Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për prodhimin e njohurive.
– Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për shpërndarjen e njohurive, qoftë edhe nëse ajo njohuri është e importuar.
– Shtetet islame nuk posedojnë fuqi për prodhimin apo përdorimin e prodhimeve të teknologjisë së lartë.
Përfundim (Epilog):
E vërteta është e qartë dhe nuk ka nevojë për argumente e as për statistika. Mirëpo, në mesin tonë ka të atillë të cilët e kundërshtojnë vetveten dhe i mohojnë faktet të cilat janë më të qarta se Dielli. Me të vërtetë, hebrejtë e arritën atë që e arritën për shkak se përvetësuan dallimin në njohuri dhe një gjë të tillë e adoptuan si ligj për bijtë e tyre. Emrat e lartëpërmenduar nuk u krijuan brenda një dite apo një nate. Protagonistët e këtyre emrave u formuan në mënyrë të drejtë. Madje, ata u përballën me shumë vështirësi derisa arritën atë që e arritën. Ata nuk lindën me lugë të arta në gojë. Të gjithë e dijmë tregimin e Ajnshtajnit dhe dështimin e tij në matematikë, poashtu tregimin mbi Edisonin dhe dëbimin e tij nga shkolla, për shkak se “nuk është i aftë për mësim”, e shumë e shumë tregime tjera. Andaj, le të ndalemi së mashtruari vetveten se hebrejtë po e kontrollojnë botën vetëm për shkak se janë hebrej; vetëm për hirë të asaj se Perendimi i do ata.
Është shumë lehtë që ti lexosh këto rreshta dhe fajin t’ia hudhish qeverisë apo viteve të represaljeve, kolonializmit dhe okupimit. Mirëpo, me këtë veprim tëndin vetëmse do të shtosh një pikë të re të oqeanit të reaksioneve negative islame të cilat na sollën këtu ku jemi sot. Lere të ankuarit, negativitetin dhe mallkimin e të tjerëve dhe, fillo me vetveten. A ke menduar ndonjëherë që të shpërndash njohuri? A din ndonjë gjë të cilën të tjerët nuk e dijnë? Pse nuk e ndan atë që e dish me të tjerët? Ky është një hap drejt kompletimit të njohurive.
Në bazë të njohurive, muslimanët sot ndahen në dy grupe:
1. Grup negativ dominant, i cili përbën shumicën dërrmuese, grup ky i cili i merr njohuritë nga të tjerët. Mëpastaj, ata, një njohuri të këtillë e izolojnë, bile ndoshta e vrasin, me ç’rast, kjo njohuri nuk i tejkalon truret e tyre për asnjë çast.
2. Grup i dytë i rrallë, deri diku pozitiv, i pranon njohuritë nga jashtë e mëpastaj ndihmon në shpërndarjen e tyre tek të tjerët.
3. Grup i tretë, i cili për momentin nuk ekziston, e ai është grupi i cili është në gjendje të krijojë njohuri e mëpastaj ti shpërndajë ato.
Çka në lidhje me bijtë e tu? A thua tenton të ndërtosh persona të dalluar të cilët do të jenë në gjendje që një ditë prej ditëve të ndërtojnë njohuri? Apo, së paku, a thua vallë tenton që të jenë prej grupit të dytë, i cili i pranon njohuritë e mëpastaj i shpërndanë ato? Apose ti do të kontribuosh në shtimin e grupit të parë negativ, të cilin kemi nevojë që me kalimin e kohës ta pakësojmë përqindjen e tij?
Një gjë të këtillë shndërroje në qëllim personal dhe mundohu që ti bashkangjesish rreth vehtes të gjithë ata të cilët janë përreth teje. Fillo me hapat që vijojnë:
1. Nëse nuk je prej grupit të dytë apo të tretë, tento që ti bashkangjitesh njërit prej tyre sot. Vërtetohu që prej sot e tutje të mos jesh anëtar i grupit të parë, pasi anëtarët e këtij grupi janë të vdekur shoqërisht dhe se nuk i ofrojnë ummetit asgjë. Shpërndaje atë që e dijsh, çfarëdoqoftë ajo. Mos i minimizo njohuritë pasi ai i cili do ti pranojë ato do të ndërtojë mbi to, dhe më në fund mund të del diçka e pa-parafytyrueshme. Shpërndarja nuk do të thotë patjetër se duhet të bëhet përmes librit, revistës apo ndonjë kanali televiziv. Fillo, qoftë edhe me një temë përmes së cilës do të shpjegosh diçka!
2. Fillo nga shtëpia jote dhe vërtetohu që bijtë dhe vëllezërit e tu të jenë në gjendje dhe të aftë që ti bashkangjiten grupit të tretë, apose në rastin më të keq atij të dytit. Orvatu çdo herë që t’ua predikosh diturinë fëmijëve tu, duke ua paraqitur atyre diturinë si diçka më të lartë të cilën mund ta bëjë njeriu. Luftoje teorinë e kufizimit të arsimit në shkollë, pasi një nga shkaqet kryesore që na ka lënë mbrapa është mbështetja e plotë e prindërve tek arsimtarët për mësimin e bijve të tyre. Shumica e njerëzve gjenialë kanë mësuar në shtëpi (banesë). Kujdesu për çrrënjosjen e mentalitetit të ‘mjeteve të shkurtëra në arritjen e qëllimit’ tek bijtë e tu. Mashtrimi nuk është aftësi dhe se ndërmjetësimi nuk është nder, por në realitet, ato janë rrugët më të shkurta për në humnerë. Prano prej birit tënd gabimet, për shkak se ai i cili nuk gabon, nuk mësohet. Kujdesu që biri yt të mbartë mbi vete rezultatet e gabimit të tij dhe ta jetojë përvojën e dështimit si të plotë, pa ndihmën tënde. Lazdëroji fëmijët e tu në gjithçka tjetër pos në arsim. Përkujdesu për mbjelljen e mentalitetit të participimit me njohuri tek fëmijët tu. Mësoji ata që t’i mësojnë shokët dhe bashkëmoshatarët e tyre, si dhe tregoju atyre se rruga më e mirë për të udhëhequr është shpërndarja e diturisë; siç thotë fjala e urtë: “Shpirtërat janë të krijuar në atë mënyrë që ta duan atë që iu bën mirë (sillet mirë)”; dhe siç transmetohet nga Aliu r.a. të ketë thënë: “Jam i gatshëm t’i bëhem rob atij i cili ma mëson një shkronjë”.
3. Tento që t’ia bashkangjesish grupit të dytë të gjithë ata të cilët i njeh, e një gjë e këtillë nuk është aspak e vështirë. Çdo njëri prej neve posedon përvoja të veçanta njerëzore dhe çdo njëri prej neve din diçka që tjetri nuk din. Këshilloji ata të cilët gjenden rreth teje që ti shpërndajnë njohuritë e tyre dhe vërtetoju atyre se ka njerëz të cilët nuk i dijnë ato gjëra, sado që të jenë të thjeshta dhe esenciale.
Muslimanët e dikurshëm, dikur shtriheshin në tri kontinente (Azi, Afrikë, Europë) sundonin , menaxhonin dhe udhëhiqnin pothuajse tërë botën, muslimanët prinin për në kulturë civilizim dhe shërbenin si model i zhvillimit dhe progresit për vendet e Europës së sotme, Princët më të njohur të Europës delegacionet dhe fëmijet e tyre i shkollonin nëpër shkollat Islame të Andaluzis (Spanjën e sotme të cilën e sundonin muslimanët) dhe të gjitha këto, A nuk janë për t’u mahnitur??
E gjithë kjo ngjau në periudhën e mesjetës kur muslimanët ishin të bashkuar, jo të perçarë, kërkues të etur të diturisë dhe shkencës, predikues të vërtetë të Kur’anit dhe sunnetit..Fama dhe autoriteti i muslimanëve qëndronte në piedestalin më të lartë përderisa shtetet e Europës ishin të zhytura në mjerim dhe dekadencë. Kurse sot!! A nuk eshte gjaku i muslimanëve më i lirë se litra e naftës…??
Sot jemi shëndërruar vëllezër të dashur në Europën e mesjetës e cila atëherë ishte e zhytur në injorancë dhe padituri kurse Europa sot po luan rolin tonë të mesjetës së hershme. Zgjohuni musliman nga gjumi i rënd shpejtoni për në shkenc, për në civilizim, për në praktimin e Kur’anit dhe sunnetit, për të kuptuarit e drejtë të Islamit në përgjithësi, dhe shpejtoni në konstruktivitet dhe dituri , në mënyrë që ta ripërtrijmë Famën dhe autoritetin e lartë të dikurshmëm dhe të kujtojmë ajetin Kur’anor :
”All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ai popull nuk e ndryshon vetveten e tij”.
Ne jemi populli më i madh dhe më i fortë mbi sipërfaqen e Tokës. Ajo për të cilën kemi nevojë është që të njoftohemi me vetveten dhe të zbulojmë fuqinë tonë. Fitorja jonë qëndron në diturinë dhe kreativitetin tonë. Madje, ji i sigurtë se ende nuk ka kaluar koha për t’iu bashkangjitur popujve tjerë. Bile neve na është premtuar që t’u bashkangjitemi atyre.
Përsëri kthehem dhe e parashtroj të njejtën pyetje me të cilën e fillova këtë temë: A të kujtohet koha në të cilën muslimanët udhëhiqnin me botën?
Lëviz, ngase lavdia e ummetit fillon sot.
Nga arabishtja: Sali Shasivari