Imam Maliku dhe elefanti

0
229

Kur imam Maliku një herë po përcillte hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në xhami, tek ai gjendej Jahja ibën Jahja el-Lejthi – transmetuesi i librit Muvatta nga imam Maliku – dhe nxënës të tjerë.

Një njeri thirri me zë të lartë: ka ardhur në Medine një elefant i madh! Dhe banorët e Medines nuk kishin parë ndonjëherë elefant, sepse elefanti nuk rritej në ato vende, dhe nxënësit me të shpejtë u ngritën për të parë elefantin duke e lanë Malikun!! Përveç Jahja ibën Jahja el-Lejthit.

Imam Maliku i tha atij: Përse? A mos ke parë elefant më përpara?

Tha: vërtetë unë kam udhëtuar të shikoj Malikun, dhe jo të shikoj elefantin.

E për këtë, Allahu xhel-le ue ala’ e ka shpërblyer duke e bërë transmetimin që merret për referencë në lindje dhe perëndim të librit Muvatta të imam Malikut, të jetë transmetimi nga Jahja ibën Jahja el-Lejthi; edhe pse ai ka qënë prej nxënësve të vegjël dhe ka transmetime nga njerëz më të mëdhenj, mirëpo për ta nuk ka qënë e shkruar. Muslimi në sahihun e tij, e përcjell hadithin nga Jahja ibën Jahja el-Lejthi.

Nga kaseta: el Ia’tisaamu bilkiteebi ues-sunneh, të shejh Salih ibën AbdulAziz Aali shejh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here