HOXHË, FILANI DEVIJOI NGA FEJA !!

0
151

Dijetarit dhe myftiut të mëhershëm të Arabisë Saudite, Abdulaziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, i thanë: Hoxha ynë i nderuar, filani ka devijuar nga feja dhe e ka braktisë të kapurit për fe!!

Hoxha u përgjigj: Ndoshta devijimi i tij ka ardhur nga dy shkaqe:

E para: Nuk e ka kërkuar përforcimin në fe.

E dyta: Nuk e ka falënderuar Allahun për qëndrueshmërinë që e ka pasur në ato momente.

Kur Allahu të zgjodhi për në rrugën e udhëzimi të Tij, nuk të zgjodhi se ti je i dalluar apo se e adhuron Atë, po udhëzimi yt është nga mëshira e Tij që të përfshiu dhe atë e merr prej teje kurdo dhe në çdo moment!

Për këtë arsye mos u mashtro me veprën tënde dhe me adhurimet e tua, dhe mos e nënçmo atë që devijoi nga rruga e drejtë se, po të mos kishte qenë mëshira e Allahut, ti do të ishe në vend të tij!!

Përsëritni fjalën e Allahut me vëmendje: “Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata”. Isra 74.

Mjerë për ty e të mendosh se qëndrueshmëria në fe vjen si pasojë e suksesit tënd personal. Kur Allahu i tha të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sikur mos të të kishim forcuar Ne, po si do të jetë gjendja me ty!

O rrotullues i zemrave, bëje të qëndrueshme zemrën time në fenë Tënde!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here