KJO VLEN PËR TËRË JETËN TËNDE !

0
501

Vepro çfarë të duash, mirëpo mos e dëmto askënd.

Dallohu me çfarë të duash, mirëpo mos u bë mendjemadh ndaj askujt.

Diskuto me kë të duash, mirëpo mos ofendo asnjëherë.

Zemërohu si të duash, mirëpo mos e lëndo askënd.

Mos ndjej keqardhje për faljen që ia bëre atij që të dëmtoi, edhe atë fort, sepse kjo, është shumë më e mirë se sa të ndjesh keqardhje se ti e dëmtove dikë dhe ai nuk ta fali.

Nëse njerëzit të garojnë për dynja, lejua atyre dynjanë.

Nëse njerëzit të garojnë për ahiret, ti bëhu më i shpejti prej tyre.

Allahu ia jep dynjanë atij që e do dhe atij që nuk e do, kurse ahiretin ia jep vetëm se atij që e do!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU