HAVA ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TË

HAVA ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TË

Kjo është grua, të cilën Allahu i Madhëruar e krijoi nga Ademi alejhi selam, nga brinji i tij. E krijoi për ta qetësuar Ademin në mënyrë që ai të mos e ndjej veten i vetmuar në xhenet. Grua kjo, e cila plotësisht është e pastërt nga akuzat që iu mveshen asaj nga ithtarët e librave të shenjta, nga fetë e mëhershme, se kinse ajo është shkaktare që hëngri pemën e ndaluar në xhenet dhe ajo ishte që e shtyri Ademin ta bëjë mëkatin. Ndërsa Kur’ani nuk e veçon Havën për këtë mëkat, por i përfshin që të dy, burrë dhe grua, madje Ademit i drejtohet së pari, sepse ai ishte përgjegjës ngase ishet burrë.

Grua, e cila ishte më e bukura në botë -siç thuhet-, e që Ademi e deshti shumë, jetuan mbi nëntëqind vite së bashku, lindën shumë fëmijë, u bënë shkak të shtohet dynjaja, dhe ishin të parët në rruzullin tokësor që adhuruan Allahun. Këtë iman ua mbollën edhe fëmijëve të tyre më pas. Që të dy merituan të jenë prindërit e mbarë njerëzimit.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrate Tij të mirë dhe me cilësitë e Tij të larta që të na bashkoj neve dhe juve në xhenetet e Tij me atë dhe burrin e sajë Ademin alejhi selam dhe gjithë besimtarët dhe besimtaret tjera.