Hasedi (xhelozia dhe lakmia, inati)

0
291

Kujdes nga xhelozia, sepse vertet ajo shkatërron veprat e mira sic shkatërron zjarri drunjtë.
Hasedi (xhelozia dhe lakmia, inati) është njëra nga emocionet më shkatrruese ose ndjenjë e cila një njeri ka drejt qenjes njerëzore tjetër. Ajo, shkakton te njeriu një dëshirë të ligë për të tjetër dhe të jetë I gëzuar kur fatkeqësitë bien mbi ta.

Profeti salAllahu alejhi we selem ka paralajmëruar kundër fatkeqësisë duke krahasuar atë me zjarrin që plotësisht djeg drunjtë. Ai salAllahu alejhi we selem ka thënë: ”Keni kujdes xhelozinë, ajo vërtetë shkatërron veprat e mira siq zjarri shkatërron drunjtë.” Ebu Davud

Hasedi është një sëmundje e zemrës dhe ajo shkakton ndotje të zemrës. Kur i Dërguari i Allahut ështe pyetur se cilët janë njerëzitë më të mire? Ai salAllahu alejhi we selem iu përgjigj: ”Ai me zemër të pastërt dhe me gjuhë të besueshme” Ata pyetën: ”ne kuptuam gjuhë të besueshme por çka nënkupton zemër te pastërt? U përgjigj Ai salAllahu alejhi we selem: ”Kjo është zemra e atij që është besimtarë, i dëlirë dhe i pastërt nga mëkatet, shkeljet urrejtjet dhe inati, xhelozia {Ibn Maxheh}.

Hasedi është aq i rrezikshëm sa që Allahu shfaq ajete në Kur’an që të recitohen si mbrojtje nga xhelozia: ”Thuaj unë I mbështetm Zotit të agimit… per demit çdo krijese që Ai krijoj {Surja Felek:1)

Tirmidhiu transmetoi prej Zubejr ibn el Avam se Profeti salAllahu alejhi we selem ka thënë: ”Kanë ardhur te ju sëmundje të popujve para jush, xhelozia dhe urrejtjet. Kjo është ”rruan” (shkatërron); unë nuk them se rruan kokën, por rruan (shkatëron) besimin. {(Hasen) Xhani et Tirmidhiu (2434)}

Xhelozia mund të bej personin të plotësoj mosbesimin sepse kjo shkakton tek individi për të ndjer që Allahu nuk ka qenë i drejtë me të: Ai harron tërsisht mëshirën dhe bekimet që Allahu i ka dhuruar atij.

I Dërguari I Allahut salAllahu alejhi we selem ka thënë: ”Ata janë armiq të bujarisë së Allahut. ”Ata pyetën: ”Kush jane ata?” Ai salAllahu alejhi we selem tha: ”Ata që i urrejn njerëzit për atë, që Allahu i ka dhënë atyre nga bujaria e Tij. {et Teberaniu}.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here