Hadithi i Musait (alejhis-selam) me Hidrin i percjellë nga Ibn Abasi (radijAllahu anhu)

0
221

Buhariu shënon: Më ka treguar Ebul Kasim Halid ibn Halij, e këtij Muhamed bin Harbi se Euzani ka thënë: Më ka treguar Zuhriu nga Ubejdullah bin Abdullah Utbe bin Mesudi, e ky nga Ibn Abasi se ai kishte dialoguar me Hur bin Kajs bin Hisn el Fezarin për bashkëudhëtarin e Musait. Pranë tyre kaloi Ubej bin Keabi, të cilin e ftoi Ibn Abasi dhe pa humbur kohë i tha: “Unë po dialogoja me shokun tim rreth Musait dhe bashkudhëtarit të tij me të cilin kerkoi takim. A ke dëgjuar ndonje fjalë nga Profeti (salAllahu alejhi ue selem) që e përmend diçka të tillë? Ubeji tha: “Po. E kam dëgjuar të Derguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) që përmendi çështjen e tij duke thënë:

“Në çastin kur Musai po qëndronte mes Bein Israilëve, aty erdhi një burrë dhe e pyeti duke i thënë: “A njeh ndonjë njeri më të ditur se vetja jote?” Musai ia priti: “Jo.” Atëherë, Allahu i shpalli Musait duke i thënë: “Sigurisht që ka më të ditur se ti. Ai është robi Ynë, Hidri.” Musai pyeti se si mund të takohej me të dhe Allahu e bëri peshkun e tij si argument dhe i tha: “Aty ku të humbasësh gjurmët e peshkut, kthehu, sepse do të takosh atë.” Kur Musai po ndiqte gjurmët e peshkut në det, dialoshi që ishte me Musain i tha: “Shiko! Kur ndaluam tek ai shkëmbi, unë e harrova peshkun. Vetëm djalli më bëri ta harroj dhe nuk të thashë se peshku mori rrugën e detit në mënyrë të habitshme!” Atëherë Musai i tha: “Kjo është ajo që po kërkojmë.” Prandaj u kthyen nëpër gjurmët e veta.” Pastaj aty gjëtën Hidrin dhe më pas ndodhi ajo që tregon Allahu në Librin e Tij.”

{E përcjellin Buhariu dhe të tjere…}

HistoriProfetikemountain-lake-widescreen-wallpaper-hd-resolution-dlwallhd-1080p-hd-computer-desktop-wallpaper-wallpapers-pack-1920x1080-phone-hot-girl-for-ps3-abstract-nature

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here