GRUAJA E NDERSHME, SA BEGATI E MADHE!!

GRUAJA E NDERSHME, SA BEGATI E MADHE!!

Ishte një njeri i varfër dhe e punonte një punë modeste. Një ditë nga ditët, papritmas i erdhi prindi i gruas, dhe i tha:
Ki frikë Allahun! Bliji gruas tënde pak bukë, djathë, fasule dhe mos e tepro me mish! Ajo e ka tepruar në ngrënien e mishit, e yndyrës dhe pemëve!!.
Burri i mahnitur thotë: E hapa gojën, po nuk dija çka ti përgjigjem! Nuk e kuptoja se çka po flet, çka po synon me këto fjalë, derisa e takova gruan time, dhe e pyeta! Ishte një surprizë e madhe për mua, e cila e dridhi tokën poshtë këmbëve të mia!
Gruaja e tij çdo herë kur shkonte tek familja e saj, ata i ofronin mish, pemë dhe ushqime të yndyrshme, dhe çdo herë thoshte se nuk e dua, ngase jam e ngopur nga ky lloj i ushqimit, dhe se burri i saj nuk e pengon ta ha fare këtë ushqim, madje ai i sjell në shtëpi shpesh dhe e nxit ta hajë, derisa e ka tepruar me këto ushqime! Ajo u tha se e ka marrë malli për bukë, për fasule, dhe për ushqime të ngjashme, dhe për to është përmalluar!!
Në fakt, realiteti ishte krejtësisht ndryshe! Ajo në shtëpinë e burrit mishin nuk e shihte vetëm se një herë në muaj apo në dy muaj, dhe ushqimi më i shpeshtë tek ata ishte buka dhe djathi. Burri i saj me shumë mund arrinte ta shuajë urinë e tij dhe të gruas, mirëpo gruaja e ndershme dëshiroj që ta rrit burrin tek familja e saj, dhe tia bëjë atyre të madh në sytë e tyre!!
Ajo e duronte urinë dhe varfërinë dhe nuk donte që tia shpreh askujt varfërinë dhe nevojat e tyre, po ajo duronte dhe e shtrëngonte barkun e saj, dhe e rikujtonte burrin me premtimet e Allahut për ata që bëjnë durim!
Sa begati e madhe që është gruaja e ndershme dhe durimtare!!
Shtëpia; themeli i saj nuk është çimentoja apo guri… po gruaja e ndershme!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU