Shekuj te tere, perpara ardhjes se Muhamedit si profet, ka ekzistuar nje teori shume e njohur e atomizmit e avancuar nga filozofi Grek Demokritius. Ai (dhe ata qe e ndoqen ate) mendonin qe materia perbehej nga grimca te pandashme dhe te padallueshme qe quheshin atome. Arabet gjithashtu e kishin pervetesuar nje koncept te tille, ne fakt fjala Arabe “dharrah” i referohet grimces me te vogel qe njerezit njohin.
Tani, shkenca moderne ka zbuluar qe kjo grimce e vogel (atomi) mund te shperbehet ne pjeseza me te vogela. Kjo eshte nje ide e re qe i perket shekullit te kaluar; megjithate, ky dokument na paraqitet me mjaft interes ne Kur’an, ne Sure Es-Sebe’, 34:3 e cila thote: “Ai (Allahu) di edhe per ate qe peshon sa nje atom ne qiej dhe ne toke, bile edhe per ate qe eshte me e vogel se ajo.”
Pa dyshim, para 14 shekujsh kjo fraze do te dukej e cuditshme edhe per nje Arab. Per te, “dharrah” ishte gjeja me e vogel qe ekzistonte. Me te vertete, kjo eshte nje prove qe tregon qe Kur’anit nuk i ka kaluar koha.