Gjynahet bëhen shkak i shkatërrimit në këtë botë dhe në botën tjetër

0
502

Gjynahet bëhen shkak i shkatërrimit në këtë botë dhe në botën tjetër

Pasojë e gjynaheve është edhe fakti se ato tërheqin pas vetes lëndën e shkatërrimit të njeriut në këtë botë dhe në tjetrën, sepse gjynahet janë një sëmundje, e cila nëse merr pushtetin vetëm vret, ashtu si dhe trupi, i cili nuk mund të jetë i shëndetshëm vetëm se me marrjen e ushqimit, me të cilin ruan forcën, dhe me nxjerrjen e lëndëve të padobishme ose përzierjeve të cilësisë së ulët, të cilat, nëse e vënë trupin përposhtë, e prishin atë. Kurse dieta parandalon konsumimin e ushqimeve, të cilat i bëjnë keq trupit, prandaj duhet të ruhesh nga ato. Këshu ndodh edhe me zemrën, jeta e së cilës është e plotë vetëm me ushqimin e besimit dhe punët e mira, të cilat ruajnë forcën e saj dhe nxjerrjen jashtë me anë të pendimit të sinqertë, të të gjitha lëndëve që i bëjnë keq dhe përzierjeve të cilësisë së ulët. Gjithashtu edhe dieta, e cila bëhet e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të zemrës largon atë që nuk i shërben këtij qëllimi, që do të thotë, të mos përdorësh asgjë që lëndon shëndetin e saj.

Një emër përmbledhës i këtyre të trijave është devotshmëria. Nëse fiton njëra, do të fitojë një pjesë e devotshmërisë në të njëjtën masë.

Nëse ky fakt është i qartë, atëherë gjynahet qenkan të kundërta me këto të trija. Ato sjellin lëndët e dëmshme, bëjnë të domosdoshme përzierjen e lëndëve që prishin dietën dhe pengojnë nxjerrjen jashtë me anë të pendesës së sinqertë. Shiko trupin e sëmurë, brenda të cilit janë bërë palë-palë përzierjet e dëmshme dhe lëndët e sëmundjes, ndërkohë që ai nuk ka mundësi t’i nxjerrë jashtë dhe nga ana tjetër nuk mban dietë. Si mund të jetë shëndeti dhe forca e tij? Vërtet ka qëlluar në shenjë ai që ka thënë:

E ruajte trupin tënd me kujdes e dietë

Me frikën e madhe të dhimbjes së beftë

Më mirë do të qe, t’i ruheshe mëkatit

Me shpresë për shpëtim, me frikën prej Zjarrit

Ai që ruan fuqitë e tij me zbatimin e urdhrave dhe që nxjerr përzierjet jashtë, me pendimin e sinqertë, e ka kërkuar të mirën dhe është larguar nga e keqja.

Libri:Semundja dhe Ilaci
Ibn Kajim el Xheuzije