GJUMI I TEPËRT !

0
208

 

Gjumi i tepërt e vdes zemrën, e rëndon trupin, e humb kohën dhe sjell pakujdesi dhe përtaci të shumta. Ka gjumë që është shumë i urryer dhe ka që është i dëmshëm pa kurrfarë dobie. Gjumi më i dobishëm është kur nevoja për të është e madhe. Gjumi i fillimit të natës është më i lavdëruar dhe më i dobishëm se ai i fundit të saj. Gjumi i mesit të ditës është më i dobishëm se ai i dy skajeve të saj. Sa më afër mëngjesit apo mbrëmjes të bëhet gjumi, pakësohet dobia e tij dhe shtohet dëmi e sidomos gjumi në kohën e ikindisë dhe në fillim të ditës, përveç ai që nuk ka fjet natën. Urrehet gjumi në mes të namazit të sabahut dhe lindjes së diellit, sepse ajo është kohë e fitimeve. Sipas vlerësuesve të mirëfilltë të adhurimit, të bëhet adhurim në këtë kohë ka vlerë të madhe edhe ata që tërë natën e kanë kaluar me adhurim, nuk do t’i lejonin vetes të ulen deri sa të lindë dielli. Për shkak se kjo kohë është fillimi i ditës dhe çelësi i saj. Është koha e zbritjes së rrizkut, arritjes së hises sate si dhe ardhja e begatisë.Aty ndërtohet dita dhe me gjykimin e asaj pjese do të gjykohet e tërë dita. Andaj gjumi në atë kohë duhet të jetë si gjumi i të detyruarit. Në përgjithësi, gjumi më i drejtë dhe më i dobishëm është gjumi i gjysmës së parë të natës dhe pjesa 1/6 e fundit prej natës. Ky është gjumi më i drejtë sipas mjekëve. Çka shtohet mbi këtë masë apo mungohet, shkakton sipas tyre në natyrë devijime, varësisht sipas ndryshimeve të bëra. Prej gjumit, që gjithashtu nuk bën dobi është gjumi në fillim të natës, menjëherë pas perëndimit të diellit (pas namazit të akshamit) e deri sa të largohet e zeza e natës së plotë (pas jacisë). Pejgamberi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e ka rrejtur gjumin në këtë kohë. Pra ky gjumë është i urryer nga aspekti i sheriatit dhe ai i natyrës. Prej Allahut kërkohet ndihmë!


 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here