Gjumi është dhunti e Allahut për njeriun!

0
521

Gjumi është dhunti e Allahut për njeriun!
Shikuar nga këndvështrimi shkencor, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të deshifrojnë saktësisht fshehtësinë hyjnore të gjumit, por në bazë të shumë eksperimenteve në laboratoriume shkencore, gjumin e kanë ndarë në 5 etapa:
Etapa e parë – është etapa e hyrjes graduale në gjumë dhe përfshin 2 deri në 5 % të kohës së gjumit.
Etapa e dytë – është etapa e gjumit të lehtë – jo të thellë, dhe përfshin rreth 50 % të kohës së gjumit.
Etapa e tretë dhe e katërt – janë etapat e gjumit të ngadalshëm, të thellë, të qetë e të zakonshëm. Këto dy etapa të gjumit prehës e qetësues përfshijnë 20 % të kohës së gjumit.
Etapa e pestë – është etapa e gjumit të thellë, e shoqëruar me ëndrra dhe lëvizje, ose gjumë i çudtishëm, sepse ai që fle, gjatë etapës së gjumit me ëndrra, edhe pse është në gjumë tejet të thellë, lëvizjet e frymëmarrjes, të gjakut dhe të syve i ka pothuajse si të ishte zgjuar. Mbase i tillë do të ketë qenë ndoshta edhe gjumi i banorëve të shpellës (As’habul kehf).
“Do të mendoje se ata janë të zgjuar, e ata ishin në gjumë” (El-Kehf, 18).
Kjo etapë e gjumit përfshinë 25 % të gjumit.
Me një fjalë, gjumi është dhunti e Allahut për njeriun, që ai të ç’lodhet fizikisht po edhe shpirtërisht nga vështirësitë e jetës.