Home ISLAM Gjithçka është e mundur për ata që besojnë

Gjithçka është e mundur për ata që besojnë

Gjithçka është e mundur për ata që besojnë
Ushqeni ëndrrat tuaja. Për të arritur diçka në jetë duhet bindje e plotë në Allahun, vetëbesim, vizion, këmbëngulje, ndonjëherë edhe lot.

Vullneti i Zotit, fuqia e zemrës dhe mendjes mund të paraqesin një kombinim fitues. Gjithçka është e mundur për ata që besojnë – gjithçka që mund të paramendojnë dhe shumë gjëra që as në mendje nuk u shkojnë.

Mendjen e kam tek një grup beduinësh, të cilët vetëm gjatë një gjenerate e transformuan botën përgjithmonë. Sigurisht jam duke folur për Pejgamberin a.s. dhe sahabët (shokët) e tij. Atë që ata e bënë, është e pamundur – nuk ekziston fjalë tjetër. Mirëpo, me ndihmën e Zotit dhe me vendosmërinë e madhe të një njeriu dhe besimin e atyre që e ndiqnin, e pamundura u bë e mundur. Për shkak të besimit dhe sakrificës së tyre, ti dhe unë tani mund ta praktikojmë Islamin në çdo vend të botës.

Ëndrrat tuaja nuk duhet të jenë aq të mëdha. Mund të ëndërroni në ndërtimin e një xhamie në lagjen tuaj, në shkrimin e ndonjë romani apo ndonjë libri, të garosh në ndonjë sport, ëndërroni të bëheni një mjek i madh apo të bëni ndonjë aktivitet humanitarë, ose të mësoni Kur’anin përmendsh. E gjithë kjo mund të realizohet me Vullnetin e Zotit. Mirëpo, ju nuk duhet të rini ulur dhe të pritni që e gjithë kjo të ndodh vetvetiu. Kultivoni ëndrrat tuaja, ashtu siç kultivoni farën e mbjellur në kopsht. Kujdesuni për ëndrrat tuaja, kushtojuni kohë, mos hiqni dorë dhe shikoni si rriten para syve tuaj.

Përktheu: A.D.

(Islampress)

Previous articleShpjegimi shkencor i ngjarjes nga kaptina Jusuf
Next article17 ateistët dhe Imam Shafiu