Njeriu në fotografi është një punëtor i një fabrike e cila kujdeset për ngrirjen dhe ruajtjen e peshqve. Një ditë prej ditëve të tij të punës përpara se të përfundonte orarin futet në frigorifer për të përfunduar dhe punën e fundit për atë ditë. Përpara se të mbaronte ndodhi një gjë: dera e frigoriferit u mbyll duke mbetur ai brenda. U orvat për të hapur derën, por përfundimisht nuk ia doli! Filloi t’i binte derës e të bërtiste duke kërkuar ndihmë nga dikush që ta ndihmonte, por orari i punës tashmë kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur njeri në fabrikë. Mbasi që kaluan pesë orë ku njeriu, nga i ftohti i fortë, po nisej afër vdekjes, roja e fabrikës e dëgjon, i avitet dhe ia hap derën dhe e shpëton. Mbasi që pronari i fabrikës dëgjoi rastin e pyeti rojen e fabrikës se si e dije se është brenda? Roja iu përgjigj: Unë në këtë fabrikë jam që prej tridhjetë vitesh, nga këtu hyn e dalin qindra punëtorë dhe funksionarë, por asnjëri prej tyre kurrë nuk ndalon të më përshëndet e të më pyet për gjendjen time, jetën dhe familjen, përveç këtij punotëri. Në mbarimin e orarit të punës dje m’u kujtua që atë nuk e kisha parë duke dalë, kështu që thashë, me siguri duhet të jetë akoma brenda duke punuar a bërë gjë. E kërkova dhe e gjeta më në fund në frigofer.
Nëse jetësove një zemër, ajo do të alarmojë në çastin tënd më të dhimbshëm për të të ndihmuar. Nëse trishtove një zemër, ajo do të alarmojë në çastin tënd më tragjik, për të të shtuar vuajtjen. Për më tepër ngjarja banorët e shpellës ka të njëjtin mesazh.