Fruti që ju pastron enët e gjakut

0
544

Parandalimi dhe mjekimi i sëmundjeve kardiovaskulare në të ardhmen nuk do të kërkohet në kabinetet e mjeksisë por në kuzhinën tuaj.

Një studim i ri i botuar në revistën Atherosclerosis konfirmon se ekstraktet e shegës si frut mund të parandalojnë dhe ose të ndryshojnë patologjinë primare lidhur me vdekshmërinë kardiake: trashje progresive e arterieve koronare të shkaktuara nga akumulimi i materieve yndyrore e njohur si aterosklerozë.

Hulumtimet janë bërë në minjë të sensibilizuar gjenetikisht ndaj bllokimit të artereve ashtu që ju janë dhënë ekstrakte të shegës në ujë për 2 jave, duke filluar nga java e tretë pas lindjes së tyre.

Përkundër faktit se trajtimi me shega në fakt kishte rritur nivelin e koleterolit të mirë është vërejtur zvogëlimi i pllakave aterosklerotike në aortic sinus dhe kishte zvogëluar përqindjen e bllokimit të arterieve koronare me pllaka aterosklerotike.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se trajtimi me ekstraktet e shegës është i dobishëm edhe për:

të zvogëluar nivelin e stressit oksidativ;

të zvogëluar mbledhjen e yndyrnave në muskulin e zemrës;

të zvogëluar nivelin e proteinës kemotaktike (protein-1) – që ka të bëj me proceset inflamatore të arterieve;

të zvogëluar EKG anomalitë;

të zvogëluar zgjerimet kardiake.