Për vite, nutritionistet kanë vënë në dukje përfitimet e konsumit të përditshëm të frutave pyjore, dhe këtë herë specifikisht e kanë hulumtuar boronicën.
Të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë, boronicat kanë fuqinë për të na ndihmuar në kryerjen e detyrave të përditshme, të tilla si mësimi.
Hulumtimi i fundit përfshinte fëmijët e moshës shkollore të cilët duhej të zgjidhnin detyrat në një kompjuter, ndërsa studiuesit ndjeknin punën e trurit.
Para zgjidhjes së detyrave, disa nga fëmijët pinë lëng të freskët të boronicës.
Pikërisht ato fëmijë kishin precizitet, shpejtësi dhe saktësi më të madhe, rreth 10% më shumë se sa pjesa tjetër.
Boronicat janë veçanërisht të pasura me vitaminë C, a ngjyrën blu e përfitojne nga një antioksidant i fuqishëm. Ato përmbajnë minerale të tilla si fosfor, kalium, kalcium.
Epo, herën tjetër që po përgatiteni për një test ose një provim – e dini se çfarë duhet të blini me bollëk.