Format më të këqija të të fjeturit është ajo në shpinë

0
226

Ndër format më të këqija të të fjeturit është ajo në shpinë, ndonëse të pushosh duke u shtrirë kështu, pa fjetur, nuk është e dëmshme. Ndërsa mënyra më e keqe e të fjeturit është përmbys. Ahmedi dhe Ibn Maxhe sjellin rrëfimin e Ebu Umames se: – Pejgamberi (s.a.u.s.) kaloi njëherë pranë një burri që po flinte në xhami, i cili ishte shtrirë përmbys. Ai e preku atë me këmbën e tij, duke i thënë: “Ngrihu, sepse kjo është fjetje Xhehenemi!”1

Në librin e tij, Hipokrati thotë: “Nëse një i sëmurë fle përmbys, ndërkohë që nuk e ka patur këtë shprehi të tij kur ka qenë i
1 Ibn Maxhe, 3725. Sened-i është i dobët; por është edhe një hadith tjetër, i shënuar nga Tirmidhiu, Ahmedi dhe Ebu Daudi, i cili e përforcon atë.
shëndetshëm, atëherë ai ose tregon që ka të meta mendore, ose që ka dhembje stomaku.” Ata të cilët shpjegojnë librin e Hipokratit thonë se ai ka dashur të tregojë se kush fle përmbys, – zakon mjaft i keq ky – nuk ka ndonjë justifikim të drejtë për këtë veprim. Mënyrat e mira të të fjeturit ndihmojnë fuqitë natyrale të trupit të përmbushin detyrat e tyre, si edhe forcojnë shëndetin psikologjik të personit. Gjumi gjatë ditës është i keq për shëndetin dhe shkakton sëmundje të lagështisë, zverdhje, sëmurin shpretkën, dobësojnë nervat, sjellin dembelizëm e mungesë vullneti, përveç gjatë stinës së verës, rreth mesditës. Gjumi më i keq është ai i orëve të para të ditës dhe ai i pasdites (mes ikindisë dhe akshamit). Njëherë, Ibn Abasi, kur pa të birin të flinte në mëngjes herët (pas sabahut), i tha atij: “Çohu! Përse fle atëherë kur është duke u ndarë risku?!”

Ibn Maxhe, 3725. Sened-i është i dobët; por është edhe një hadith tjetër, i shënuar nga Tirmidhiu, Ahmedi dhe Ebu Daudi, i cili e përforcon atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here