Format e përshëndetjes (selamit)

0
236

Përshëndetja më e mirë është: Es-selamu alejkum ue rrahmetullahi ue bereketuhu (Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju).

Më pas: Es-selamu alejkum ue rrahmetullah (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju)

Më pas: Es-selamu alejkum (Paqja qoftë mbi ju)

Argument për këtë kemi hadithin që e transmeton Ebu Hurejre: Kur Profeti, alejhi selam, ishte ulur, i kaloi një burrë dhe e përshëndeti: “Es-selamu alejkum” (Paqja qoftë mbi ju). Profeti, alejhi selam, tha: “I mori 10 shpërblime”. Pastaj kaloi një burrë tjetër, i cili tha: “Es-selamu alejkum ue rrahmetullah” (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju). Profeti, alejhi selam, tha: “I mori 20 shpërblime.” Pastaj kaloi një burrë tjetër, që e përshëndeti: “Es-selamu alejkum ue rrahmetullahi ue bereketuhu” (Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju). ). Profeti, alejhi selam, tha: “I mori 30 shpërblime”. (Buhariu, Tirmidhiu)

Përsa i përket kthimit të selamit, duhet kthyer në formën që u dha ose më mirë se ajo. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Dhe kur t’ju përshëndesin, kthejuani të njëjtën përshëndetje ose më të mirë se ajo.” (Nisa: 86)

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here