Fjalët prekëse të Steve Jobs nga shtrati i vdekjes

0
558

Arrita majën në botën e biznesit.

Në sytë e të tjerëve jeta ime ka qenë simboli i suksesit.

Gjithsesi, përveç punës kam një gëzim të vogël. Në fund, pasuria është vetëm një e dhënë faktike me të cilën jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtratin e spitalit dhe duke kujtuar gjithë jetën time, po vërej se të gjitha lëvdatat dhe pasuritë për të cilat isha aq krenar, janë bërë të pakuptimta përballë vdekjes që është në prag.

Në errësirë, kur shoh dritat e gjelbra të makinerive për frymëmarrjen artificiale dhe ndiej pipëtimën e tingujve të tyre mekanikë, arrij të ndiej frymëmarrjen e vdekjes që afron…

Vetëm tani kam kuptuar, pasi grumbullon mjaftueshëm para për të gjithë pjesën tjetër të jetës tënde, duhet të ndjekim objektiva të tjera që nuk kanë lidhje me pasurinë.

Duhet të jetë diçka më e rëndësishme:

Për shembull histori dashurie, art, ëndrrat kur isha fëmijë…

Të mos ndalesh së ndjekuri pasurinë vetëm sa e shndërron një njeri në një qenie të shtrembëruar, tamam si unë.

Zoti na ka dhënë shqisat për të na bërë të ndiejmë dashurinë në zemrat e secilit nga ne, jo iluzionet e krijuara nga fama.

Paratë që kam fituar gjatë jetës time nuk mund t’i marr me vete.

Ajo që mund të marr me vete janë vetëm kujtimet të përforcuara nga dashuria.

Kjo është pasuria e vërtetë që do të të ndjekë, do të të shoqërojë, do të të japë forcën dhe dritën për të ecur përpara.

Dashuria mund të udhëtojë mijëra milje. Jeta nuk ka asnjë kufi. Shko ku të duash. Arrij majat që don të arrish. Gjithçka ndodhet në zemrën dhe në duart e tua.

Cili është shtrati më i kushtueshëm në botë? Shtrati i spitalit.

Mund të punësosh dikë që nget makinën për ty, që fiton para për ty, por nuk mund të kesh dikë që të vuajë sëmundjen në vendin tënd.

Gjërat materiale të humbura mund të rigjehen. Por ka diçka që nuk mund të rigjehet nëse e humbet: jeta.

Në çdo fazë të jetës jemi në këtë moment, në fund do të përballemi me ditën kur do të ulet sipari.

Ktheheni në pasuri dashurinë për familjen tuaj, dashurinë për bashkëshorten/in, dashurinë për miqtë tuaj…

Trajtojeni mirë veten. Duajini të tjerët.