Fjalë që s’kan çmim!!!

0
203

Fjalë që s’kan çmim!!!

– Çështjen e pranimit të lutjes Allahu e ka lënë të fshehur, në mënyrë që zemra të mos mbetet e qetë në këtë drejtim, por të lutet sa më shumë.

– Derën e pendimit e ka lënë të hapur në mënyrë që ta mbaj njeriun gjithnjë në shpresë!

– Suksesin në ahiret e ka lënë me veprën e fundit në këtë në dynja, në mënyrë që askush të mos vetknaqet me veprat e veta të mëhershme.

– Sikur të ishte pamja dhe trupi më me rëndësi sesa shpirti, nuk do ngritej shpirti lartë (pas vdekjes), kurse trupi të futej në dhé.

– Sa e sa njeriu i njohur në tokë është i panjohur tek banorët e qiellit, dhe sa e sa njeriu i panjohur në këtë dynja është i njohur ndër banorët e qiellit!

– Vlerësimi tek Allahu është me devotshmëri dhe asesi me forcë, sepse Allahu thotë: “Më i ndershmi prej jush është më i devotshmi!”

(Përkthim)
U.Morina

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here