Fenomeni kuranor: Qumështi te kafshët mrekulli e Zotit

0
490

Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se qumështi është nga llojet më të mira të ushqimit për shkak të përmbajtjes së përbërësve ushqyes që janë të nevojshme për rritjen tek fëmijët, jetën e gjatë dhe parandalimin e sëmundjeve. Gjithashtu është vërtetuar se fëmijët që konsumojnë sasi të mëdha të qumështit dhe prodhimeve të tij, jetojnë më gjatë dhe përqindja e sëmundjeve të mëdha (siç është goditja në tru) tek ata është shumë e vogël.

Disa studime vërtetojnë se konsumimi i përditshëm i qumështit mbron nga çrregullimet e tensionit të gjakut dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Qumështi është i dobishëm për gjithë trupin, posaçërisht për eshtrat. Ai ka shumë vitamine që janë të patjetërsueshme për aktivitetin e trupit, mbamendjen dhe punën e trurit. Gjithashtu, qumështi, mbron nga kanceri, përdoret për trajtimin e inflamacionit të zorrëve, mbron dhëmbët nga kariesi, shëron plagët dhe ka dobi të rëndësishme për lëkurën dhe flokët, si dhe forcon imunitetin.

Qumështi konsiderohet si ushqim ideal për njeriun sepse ka shumë vitamine: A, B, C, B12 dhe Vitaminën E.

Pirja e përditshme e tij ndihmon në parandalmin e kancerit të zorrës së trashë, ulcerën e lukthit dhe ndihmon në humbjen e peshës.

I Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s., na ka treguar rëndësinë e qumështit të lopës, në hadithin e vërtetë të tij ku na lajmëron se Allahu nuk ka çuar asnjë sëmundje e të mos e kishte zbritur edhe ilaçin.

Muhamedi a.s na ka porositur pirjen e qumështit të lopës dhe na ka sugjeruar se mund të ndihmojë në shërim, sepse lopët ushqehen me bimë të ndryshme që në mjekësi njihen si shëruese. (Hadithin e regjistrojnë, Ahmedi, Hakimi, Taberani).

Shkencëtarët kanë vërtetuar se qumështi i lopës është shumë i dobishëm, sidomos për fëmijët. Në hulumtimin e publikuar në British Medical Journal përmendet se pirja e përditshme e qumështit zvogëlon sëmundjet e alergjive dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes tek fëmijët dhe shumë sëmundje të tjera. Gjithashtu, forcon imunitetin e trupit kundër sëmundjeve, sidomos sëmundjeve të zemrës.

Kurse Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë. (Nahl, 66).

Autor: Abdul-Daim Kuhejl

Burimi: Akos.ba