Feja është plotësuar – nuk ka nevojë për gjëra shtesë!

0
519

Allahu i Lartësuar në Librin e Tij Famëlartë na ka tregur se feja e Tij të cilën ia shpalli Pejgamberit tonë Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është plotësuar, dhe se në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk ka nevojë për gjëra të reja. Allahu i Madhërishëm thotë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Maide: 3).

Është për keqardhje që një pjesë e konsiderueshme e muslimanëve nuk po arrinë ta kuptojnë këtë ajet Kuranor, duke pretenduar dhe vepruar gjëra që nuk kanë qenë fare të njohura në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokëve të tij.

Feja Allahut është plotësuar para se të vdesë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe si e tillë nuk ka nevojë për gjëra të reja, ngase çdo gjë që ishte e dobishme për ne atë na e tregoi Allahu i Lartësuar përmes Pejgamberit të Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Për këtë duhet ta dijë çdo musliman i cili vepron një vepër që nuk ka qenë e njohur në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokëve të tij, se është duke pretenduar në mënyrë tërthorazi se feja e Allahut nuk është plotësuar dhe se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka lënë mangu diçka nga misioni i tij si Pejgamber i Allahut.

Për këtë të jemi të Kujdesshëm në atë që mësojmë dhe praktikojmë.