Fazat e shkrimit të Kuranit të shenjtë Faza e parë në kohën e të Dërguarit alejhi selam.
Është vërtetuar se i Dërguari alejhi selam urdhëroi të shkruhej Kurani që i shpallej atij dhe është vërtetuar se ai kishte një shkrues apo disa të tillë, të cilët e shkruanin shpalljen.
Zejd ibn Thabiti e mori nofkën Katdb el-Nebij apo shkruesi i të Derguarit alejhi selam, për shkak se ai specializohej në shkruarjen e shpalljes.
Buhariu e titulloi një kapitull: “Libri i virtyteve të Kuranit (në Sahihun e tij); Kapitulli përshkruesit i të Dërguarit alejhi selam në të cilin i citoi dy hadithe.
I pari, transmeton se Ebu Bekri r.a. i tha Zjedit “Ti e ke shkruar shpalljen në kohën e të Dërguarit.”
I dyti u transmetua nga El-Bera, i cili ka thënë: “Kur ajeti:
“Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan)…” En-Nisa, 95
iu zbrit të Dërguarit.I Dërguari alejhi selam tha: “Ma thirrni Zejdin. Le ta marr pllakën e shkrimit, shishen me bojë dhe kockën e shpatullës (së devesë), ose kockën e shpatullës dhe shishen me bojë.” Buhariu, nr. 4593
I Dërguari alejhi selam gjithashtu urdhëroi që Kurani të shkruhej në Mekë, para hixhretit. Njëri prej atyre që e shkroi Kuranin për të ishte Abdullah ibn Sad ibn Ebi Sarh, pastaj ai e lëshoi fenë, por përsëri u bë musliman në vitin e çlirimit të Mekës. Kjo është një ngjarje e njohur, e cila është biseduar gjithandej. Është po ashtu e njohur se katër halifët e drejtë dinin të lexonin dhe të shkruanin. Ka mundësi se ata kanë qenë prej shkruesve të Kuranit në Mekë. Një indikacion se Kuranin është shkruar në Mekë është tregimi për pranimin e Islamit nga Abdullah ibn Omeri, kur ai hyri te motra dhe e gjeti një letër në dorën e saj, në të cilën ishte shkruar Sureja Ta Ha.
Allahu ka thënë në Kuran se ai është i përpiluar hartuar në faqe:“I Dërguari prej Allahut, që lexon fletë të pastra, (98:2)
Kur i Dërguari alejhi selam vdiq, tërë Kurani ishte i shkruar, por nuk ishte i vendosur në një libër (vend) të vetëm. Ai ishte i shkruar në gjethe palmash, në gur të rrafshët dhe ishte i memorizuar nga mendjet e njerëzve etj. Edhe pse ai ruhej në flete dhe ne mendje të njerëzve, Xhibrili përsëri e përsëriste atë çdo vit me te Derguarin alejhi selam dhe ai e përsëriti atë dy herë në vitin që vdiq i Dërguari alejhi selam.Arsyeja qe i Derguari alejhi selam nuk e përmblodhi Kuranin në një Mus’haf mund të kete qene pritja e tij për ndonjë abrogim të disa rregullave apo të leximit të tij.
Shpallja mbaroi me vdekjen e tij, Allahu i udhëzoi halifët e drejtë për ta bërë atë, në përmbushje të premtimit të Tij të vërtetë se do ta mbrojë atë.
Medine en-Nebevije-Fexhr el-islam vel-Asr er-Rashidi fq 240
Shkeputur nga libri “Biografia e Othman ibn Affan”