FAKTE SHKENCORE NË KURAN

FAKTE SHKENCORE NË KURAN

Astronomia është shkencë që merret me vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin në hapësirën kozmike d.m.th. jashtë planetit Tokë. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proceset në të cilat ato përfshihen. Kozmografia është shkencë që përshkruan karakteristikat e universit më anë të hartave, të kombinuara me elementet gjeografike dhe astronomike. Kurani i shenjt, jep shumë fakte konkrete e të sakta nga shkenca e astronomisë – kozmografisë. Ne në këtë punim i kemi paraqitura vetëm disa nga këto fakte.
Fakte shkencore nga fusha e astronomisë – kozmografisë

Krijimi dhe zgjerimi i Universit
Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit. Zoti xh.sh për këtë fakt në Kuran thotë:
“Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe Tokën (e duke qenë i tillë)… (Enam 101)”
Njëra nga teoritë më e përhapur dhe më e besuar nga astronomët për krijimit e universit është teoria Big Bang – ut (Shpërthimi i Madh). Siç shihet qartë në vazhdim, teoria Big Bang – ut, e ka vërtetuar se gjithësia është krijuar nga asgjëja.
Big Bang, është modeli kozmologjik i kushteve fillestare dhe të mëtejshme të zhvillimit të Universit që mbështetet nga shpjegimet më të sakta dhe më të hollësishme, të nxjerra nga provat shkencore dhe vëzhgimet e tashme. Sipas kozmologëve, termi Big Bang përgjithësisht lidhet me idenë se Universi është zgjeruar prej një gjendjeje fillestare të nxehtë dhe të dendur në një kohë të caktuar në të kaluarën (matjet më sakta të disponuar në vitin 2009 sugjerojnë se kjo gjendje u ndesh 13.3 deri 13.9 miliard vjet më pare), dhe vazhdon të zgjerohet edhe sot.[1]
Zgjerimi i gjithësisë nënkuptonte se po të mund të lëvizte gjithësia mbrapshtë në kohë, do të vërtetohej që gjithësia kishte zënë fill nga një pikë e vetme.[2]
Teoria e inflacionit, e cila u propozua nga “Alan Guth”, e forcon edhe më shumë teorinë e Big Beng – ut. Teoria e tij ishte se gjithësia u zgjerua shumë shpejtë në fillim të jetës së tij. Guth e vlerëson shkallen e zgjerimit si një rritje në madhësinë e 1050 në 1032 në sekondë, kurse Land e vlerëson shkallen e zgjerimit si një rritje në madhësinë 101,000,000.[3] Zoti xh.sh për zgjerimin e universit na ka treguar në Kuran para 14 – të shekujve ku thotë:
“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Dharijat 47)”
Krijimi i Sistemit Diellor
Zoti xh.sh. në Kuran për prejardhjen e Tokës thotë:
“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e Toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja,… (Enbija 30)”
Kurani famë lartë e tregon shumë qartë se Toka dhe planetët bashkë më Diellin kanë qenë të bashkuar dhe më pas ato janë ndarë. Ekzistojnë shumë teori bashkëkohore për formimin e Sistemit Diellor, mjafton ta cekim hipotezën e Kant – Laplastit (në shekullin XVIII). Sipas kësaj hipoteze, Sistemi Diellor është formuar nga një mjegullnajë e gaztë e zjarrtë, e cila rrotullohej rreth boshtit e që për këtë shkak ngjishej. Më kalimin e kohës, ajo u shtyp në pole dhe u zgjerua në ekuator nga ku në saje të forcës qendërikëse (që është më e madhe se forca e rëndesës për shkak të rritjes së shpejtësisë nga ngjeshja), u shkëputën unaza të gazta, nga dendësimi i të cilave u formuan planetët. Në të njëjtën mënyrë u formuan satelitet pran planetëve. Planetët, që fillimisht kanë qenë të gazta e të nxehtë, duke u ftohur gradualisht, janë kthyer në gjendje të lëngët të zjarr dhe më tej në pjesën sipërfaqësore të tyre është formuar një kore e ngurtë, e rrudhosur për shkak të ftohjes.[4]
Sot formimi i Sistemit Diellor shihet nga pikëpamjet e lindjes dhe evolucionit të yjeve. Duke u bazuar në këtë proces pranohet se Dielli dhe planetët tjera që e rrethojnë janë formuar nga e njëjta mjegullnajë gazo – pluhur, si rrjedhim i grumbullimit të pluhurit dhe copave të tjera më të mëdha (të tipit të meteorëve) rreth disa qendrave të caktuara, që kanë shërbyer si embrion të Diellit, të planetëve dhe satelitëve.[5] Këtë që e cekëm më lartë mbi formimin e planetëve nga e njëjta materie mjegullnajë gazo – pluhurore, e vërteton edhe ajeti në Kuran, ku Zoti xh.sh. thotë:
“Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë),… (Fusilet 11)”
Hapësira kozmike (gjithësia) është e errët
Hapësira kozmike (gjithësia), është e errët dhe e ftohtë si burime drite janë yjet (të cilat së bashku e formojnë galaktika). Si fakt për këtë është rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vetë, ku pjesët e kthyera nga Dielli janë të ndritshme, kurse pjesët në anë të kundërt janë të errëta e të ftohta, kjo është si pasoj se kozmosi (gjithësia) është e errët dhe e ftohtë. Këtë e argumentojnë edhe shumë foto që janë bërë, dhe vazhdojnë të behën nga satelitet artificial që janë të instaluar në hapësirë. Këtë që e cekëm Zoti xh.sh, na ka treguar në kuranë përmes ajeti në të cilin thotë:
“Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! (Lejl 1)”
Galaktikat
Galaktika është grumbull i madh lënde, yjesh, planetësh, sistemesh planetare, mjegullnajash të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë, i cili mbahet i lidhur së bashku me anë të fuqisë së rëndesës. Galaktikat ndryshojnë për nga numri i yjeve që e përbejnë atë. Galaktikat më të vogla që ndryshe quhen galaktikat xhuxhë, numri i yjeve në këto galaktika është më pak se 10 milionë, kurse galaktikat më të mëdha që ndryshe quhen galaktikat gjigante janë ato galaktika që në vete përbëjnë nga një trilion yje. Zoti xh.sh. na tregon për Galaktikat përmes ajetit kuranor në të cilën thotë:
“Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. (Hixhr 16)”
Yjet
Me vrojtim të drejtpërdrejtë nuk shihen shumë yje. Në netët pa Hënë mund të shohim afro 2.500 deri në 3.000 yje në gjysmësferën qiellore veriore dhe po kaq në atë pjesë të qiellit që nuk duket.[6] Meqë yjet janë të vendosur në largësi të ndryshme nga Toka dhe kanë fuqi të ndryshme të rrezatimit, vrojtuesit dikton se nuk kanë ndriçim të njëjtë. Numri i tyre në sferën qiellore që mund të vërehet më sy sillet rreth 6.000.[7] Në ajetin e mëposhtme kuranore, Zoti xh.sh. yjet i përshkruan kështu:
“Qiellin më të afërt (të Dynjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese.… (Fusilet 12)”
Yjësitë
Yjësi quhet jo vetëm një grup i caktuar yjesh që formojnë një figurë të caktuar, por një pjesë e caktuar e qiellit me gjithë çka brenda kufijve. Natyrisht, për të dalluar yjësitë në përafrim të parë, shfrytëzohen yjet më të ndritshme dhe figurat që formojnë ato.[8] Këtë që e cekëm më lartë, Zoti xh.sh. na tregon në Kuran duke u betuar për numrin e tyre:
“Pasha qiellin me plot yje. (Buruxh 1)”
Çdo trup qiellor lëviz nëpër orbitën e tij
Trupat qiellor kanë formë, përmasa, përbërje dhe veçori fizike të ndryshme. Prej tyre më të mëdhenj janë yjet që lëshojnë dritë e nxehtësi, pasi që lënda që i formon ato është në gjendje të mbi nxehur. P.sh një i tillë është Dielli. Trupat qiellor më të vegjël se yjet janë planetët, të cilit nuk lëshojnë dritë, por e reflektojnë dritën e yjeve rreth të cilëve rrotullohen. Janë trupa relativisht të ftohtë. Trupa qiellor akoma më të vegjël, të ftohtë dhe që rrotullohen rreth planetëve janë satelitet, si p.sh Hëna. Në hapësirë lëvizin edhe trupa qiellor edhe më të vegjël, si planetoidet, kometat, meteorët dhe pluhuri kozmik (mjegullnajat pluhurore – gazore).[9] Si teoria e Ptolomeut (gjeocentrik), ashtu edhe e Kopernikut (heliocentrik) tregojnë se çdo trup qiellor lëviz nëpër rrugën e vetë. Zoti xh.sh., në Kuran na ka treguar për rrugët e trupave qiellor ku thotë:
“As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë. (Ja Sin 40)”
Të gjitha trupat qiellor, lëvizin në hapësirë në bazë të ligjeve të caktuara, siç është p.sh ligji i tërheqjes së gjithanshme dhe formojnë një tersi të vetme, që greket e vjetër e quajnë “Kozmos” (Gjithësi univers).[10] Kurani, i shpallur katërmbëdhjetë shekuj më parë, përmend këtë fakte të zbuluara vetëm në shekullin XVII – të, nga Isak Njutni më teorinë e ligjit të gravitetit. Në ajetet e më poshtme kuranore, Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor thotë:
“Ai është që krijoi natën e ditën, Diellin e Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. (Enbija 33)”
Çdo trup qiellor, gjatë lëvizës së tij nëpër orbitë përshkon një rrugë të caktuar. Dielli ka rrugën e vet, satelitet bashkë me planetët e kanë rrugën e vetë në orbitë dhe asnjëherë nuk ndeshen planetët apo yjet ndërmjet veti. Në përjashtim të kometave që ndeshem me planetët dhe satelitet e tyre.[11] Është përllogaritur se edhe shmangia më e vogël e rrugëve të trupave qiellorë mund të kishte pasoja të konsiderueshme, që mund të çonin në fundin e të gjithë sistemit. Për shembull, pasojat e shmangies së tokës nga udha e saj vetëm për 3 mm janë përshkruar në një burim si më poshtë: Ndërsa rrotullohet rreth Diellit, Toka ndjek një orbitë që, për çdo 18 milje, shmanget vetëm 2.8 milimetra nga kursi i saj i drejtpërdrejtë. Orbita e ndjekur nga Toka nuk ndryshon kurrë, sepse edhe një shmangie prej 3 milimetrash do të sillte shkatërrime katastrofëfike: nëse shmangia do të ishte 2.5 mm nga 2.8 mm, atëherë orbita do të ishte shumë e gjerë dhe të gjithë ne do të kishim ngrirë. Nëse shmangia do të ishte 3.1 mm, ne do të kishim vdekur të përvëluar [12] Ajeti kuranor në vijim na tregon këtë fakt të vërtetuar nga shkencëtarët. Në Kuran Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor nëpër rrugën e vet thotë:
“Për qiellin plot rrugë. (Dharijat 7)”
Ligji i Gravitetit
Pas zbulimit të ligjeve të Keplerit akoma kishte ngelur problemi kryesor i pa zgjidhur, i cili mund të formohet me pyetjen: Cila është ajo forcë që i detyron planetët të rrotullohen rreth Diellit apo satelitet rreth Tokës?[13] Zgjidhjen e këtij problemi fundamental e dha “Isak Njutoni” (Isaac Newton) (1643 – 1727), në fund të shekullit XVII – të, duke e formuluar ligjin universal të gravitetit.[14] Sipas Njutonit: Të gjithë trupat (sikurse edhe grimcat e materies në përgjithësi) tërhiqen ndërmjet tyre me forcën që është në përpjesëtim të drejt me produktin e masave të tyre dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e distancës ndërmjet tyre.[15]
Graviteti është forca që vepron mbi çdo trup në sipërfaqe të trupit qiellor ose afër tij, e drejtuar për në qendër të tij. Forca tërheqëse e gravitetit nuk vepron vetëm në mesë dy planetëve, p.sh. në mes të Diellit dhe Tokës, por njëkohësisht në mesë të të gjithë trupave qiellor. Në përgjithësi kjo vepron ndërmjet të gjitha trupave në Gjithësi, por nga largësitë tepër të mëdha si e tillë është e papërfillshme.[16]
Shkencëtari dhe njohësi i kuranit dhe përgjithësi fesë islame “Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani”, ligjin e gravitetit e shpjegon duke i vetëtuar përmes ajetieve kuranore. Zoti xh.sh në kuran thotë:[17]
“Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. (Rrahman 7)”
Sa i përket fushës së gravitetit të çdo trupi qiellor, Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani më anë të ajetit kuranor.[18]
“All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi Diellin e Hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj. (Rad 2)”
Dielli ndriçues
Dielli është një yll i zakonshëm. Ai është trup qiellor dhe më i madh i sistemit, i vetmi trup ndriçues i tij, që u jep dritë energji (nxehtësi) të gjitha trupave të tjerë të Sistemit Diellor, pra edhe Tokës sonë. Toka pa nxehtësinë diellore do ishte një planet pa jetë.[19] Për ndriçimin e Diellit Zoti xh.sh. në Kuran thotë:
“I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (Diell) e Hënë që ndriçon. (Furkan 25)”
Rrotullimi i Diellit
Shkencëtarët e shekullit VIII dhe IX, kanë konsideruar që Dielli është stabil dhe që nuk lëviz. I pason edhe disa nga të dyshimtit në fe dhe dyshonin në fjalët e All – llahut të Lartësuar:[20]
“Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. (Ja Sin 38)”
Gjithnjë, derisa shkenca nuk pranoi dhe nuk zbuloi gabimin deri te cili kanë ardhur para dy shekujve.
Rrotullimi i Diellit bëhet në dy forma: rrotullimi i Diellit rreth boshtit të vetë si dhe rrotullimi i Diellit rreth galaksinit të vetë së bashku më Tokën. Dielli rrotullohet rreth një aksi i cili është afërsisht pingul me planin e ekliptikë. Boshti i rrotullimit të Diellit anon 7,25 ° nga pingul në ekliptikë. Dielli rrotullohet në drejtim të kundërt (kur shikohet nga veriu dhe nga jugu), në të njëjtin drejtim rrotullohen edhe planetët bashkë më orbitën rreth Diellit.[21]
Rrotullimi i Tokës
Kemi dy lloj lëvizje të Tokës. Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vetë, i cili quhet rotacion dhe rrotullimi i Tokës rreth Diellit, i cili quhet revolucion. Rotacioni dhe revolucioni kanë rëndësi të madhe gjeografike, sepse ndikojnë në ndërrimin ritmik të ditës dhe natës, zgjatjen jo të njëjtë të ditës e natës, paraqitjen e stinëve të vitit, ngrohjen jo të njëjtë të viseve të ndryshme gjeografike – brezat e nxehtësisë, etj.[22] Për rrotullimin e Tokës Zoti xh.sh në Kuran thotë:
“Ai është që krijoi natën e ditën, Diellin e Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. (Enbija 33)”
Dita ndahet nga nata
Më këtë rrotullim, krijohet ndarja e ditës nga nata, e Zoti xh.sh thotë:[23]
“Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr. (Ja Sin 37)”
Sipas shkencëtarit dhe njohësit të kuranit dhe përgjithësi fesë islame Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani, tregon se ajeti i sipërpërmendur ka të bëjë më rrolin e atmosferës në shpërndarjen e dritës në Tokë, më konkretisht molekulave që gjenden në ajër dhe roli i tyre në shpërndarjen e dritës në Tokë. Më poshtë do të japim rolin e këtyre molekulave në shpërndarjen e dritës në Tokë nga një ekspertë i kësaj fushe (Prof. Dr. Rasim Bejtullahu).
Drita që arrin nga trupat qiellorë deri të vrojtuesi në sipërfaqen të Tokës së pari kalon nëpër atmosferë, e cila ndikon në vrojtime astronomike.
Shpërhapja e dritës. Atmosfera e Tokës është e mbushur me grimca të vogla të pluhurit. Drita që arrin nga trupat qiellorë shpërndahet në molekulat e ajrit dhe të pluhurit atmosferik. Valët e gjata të dritës rënëse i kalojnë pa pengesa grimcat e pluhurit he molekulat e ajrit të atmosferës, por ato të shkurtra, të kaltrat duke u goditur me to ndërrojnë krahun dhe nuk depërtojnë tërësisht deri në sipërfaqe të Tokës. Kjo është arsyeja pse qielli nuk dukët i kaltër. Sikurse tregojnë edhe kozmonautet qielli është relativisht i zi, ndërsa ngjyra e kaltër e tij kur vrojtohet nga Toka është rrjedhim i shpërhapjes së dritës. Ndërrimet ditë – natë dhe anasjelltas nuk janë momentale, sikurse i kemi supozuar deri tani, por ky kalim bëhet ngadalë. Këtë interval kohe të kalimit nga dita në natë dhe anasjelltas e quajmë muzg.[24]
[1] http://sq.wikipedia.org/wiki/Big_Bang, shikuar më 19.06.2013
[2] http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1341, shikuar më 19.06.2013
[3] Ross Amans, Dan Ragland, Origin of the Universe Theories, A look at current theories for the origin of the universe and methods used to validate these theories, Complexity and the Universe II, PH 367U, Spring 2001, faq. 12
[4] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Shtëpia Botuese LIBRI UNIVERSITAR, Tiranë 1996, faq. 17
[5] Po aty, faq. 17
[6] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA për klasën e IV të shkollave të mesme, Prishtinë 1994, BOTIMI I TRETË, ENTI I TEKSTEVE DHE MJETEVE MËSIMORE I KOSOVËS, faq. 161
[7] Po aty, faq. 99
[8] Po aty, faq. 99
[9] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 8
[10] Po aty, faq. 8
[11] http://www.nasa.gov/audience/forstudents/5-8/features/orbit_feature_5-8.html, shikuar më 01.07.2013
[12] JAHJA, MREKULLITË E KURANIT (Përkthimi: Dritan Senja), Qershor 2010, Secil Ofset 100. Yıl Mah. MASSİT Matbaacılar Sitesi 4. Cad. No: 77 Bağcılar -Istanbul / Turkey, faq. 18
[13] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 68
[14] http://www-history.mcs.st-and.ac.uk/Biographies/Newton.html, shikuar më 03.07.2013
[15] http://www.physicsclassroom.com/class/circles/u6l3c.cfm, shikuar më 03.07.2013
[16] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 72
[17] Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA E KRIJUSIT Botoi shtypshkronja: PHOENIX, Prishtinë 2000, faq. 426 – 427
[18] Po aty, faq. 427
[19] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 286 – 287
[20] Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA……….. faq. 457
[21] http://www.enchantedlearning.com/subjects/astronomy/sun/rotation.shtml, shikuar më 10.07.2013
[22] http://www.physicalgeography.net/fundamentals/6h.html, shikuar më 13.07.2013
[23] Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA……….. faq. 135 – 136
[24] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 41 – 42
M.sc. Artan S. Mehmeti