A është më mirë që ta lëmë studimin e shkencave teknologjike dhe të drejtohemi kah dituria fetare apo çfarë të bëjmë?

0
502

Pyetja
Ne jemi këtu në Amerikë ku po studiojmë shkencat teknologjike, por nuk e lëmë pas dore as diturinë fetare. Pyetja jonë është: A është më mirë që ta lëmë studimin e shkencave teknologjike dhe të drejtohemi kah dituria fetare apo çfarë të bëjmë?
Përgjigje:
Së pari muslimani duhet të mësojë prej fesë së tij aq sa ta adhurojë Allahun me dituri.
Së dyti: Studimi i shkencave teknologjike është prej detyrimeve kolektive (sh.p.: që duhet patjetër një pjesë e shoqërisë t’i kryejë këto detyrime, e nëse e kryen dikush atë detyrë bie gjynahu prej të gjithëve, por nëse askush nuk e kryen atë detyrë, ath e gjithë shoqëria janë gjynahqarë) Prandaj nëse bijtë e muslimanëve i studiojnë ato për të përfituar prej tyre ata kanë shpërblim për këtë sipas synimit (nijetit) të tyre. Dhe me Allahun arrihet suksesi.”
Komisioni i përhershëm i studimeve dhe përgjigjjeve fetare.
Abdullah ibn Kuud: Anëtar
Abdullah ibn Ghudejan: Anëtar
Abdurrazzak Afifij: Nënkryetar
Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz: Kryetar

Përktheu: Emin Bilali