Endrra që pa profeti Muhamed alejhi selam

0
181

Përcjell ibn Abasi se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“M’u paraqitën popujt. Pashë një Profet me një grup të vogël njerëzish (1-9 veta), një Profet me një njeri, një Profet me dy njerëz, dhe një Profet pa asnjë. Ne këtë kohë pashë një turmë të madhe. Mendova se është populli im, por m’u tha se ishte Musai dhe populli i tij. Pastaj pashë një turmë të madhe, për të cilin m’u tha se është populli im. Me ta ishin shtatëdhjetë mijë persona që do të futen në Xhenet pa llogari dhe pa dënim. Pastaj Profeti (alejhi selam) u ngrit dhe u fut në shtëpinë e tij.
Njerëzit filluan të diskutonin për ta. Disa thoshin se flitej për shokët e Profetit (alejhi selam), të tjerët thoshin se janë ata të cilët kanë lindur në Islam dhe nuk kanë bërë asnjë shirk, dhe kështu vazhduan duke sjelle variante të shumta.
Më pas, kur doli Profeti (alejhi selam) i kallëzuan për diskutimin. Ai u tha:
“Janë ata të cilët nuk kërkojnë rukje, nuk kërkojnë që të mjekohen me hekur të nxehtë, nuk parandjejnë në fatin e keq për shkak të shenjave ogurzeza, por vetëm Zotit të tyre i mbështeten.”
Në këtë moment, u ngrit Ukashe ibn Mihsan dhe i tha: ‘Lute Allahun të më bëjë prej tyre.’ Ai i tha: ‘ Po, ti do të jesh prej tyre.’ Më pas u ngrit një tjetër dhe tha: ’Lute Allahun të më bëjë dhe mua prej tyre.’ Profeti (alejhi selam) i tha: ‘Ta kalojë Ukashja… .’
Buhariu dhe Muslimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here