EMRAT E BUKUR TË ALL-LLAHUT XHEL-LE SHANUHU

EMRAT E BUKUR TË ALL-LLAHUT XHEL-LE SHANUHU

EMRAT E BUKUR TË ALL-LLAHUT XHEL-LE SHANUHU
Emrat e bukur të All-llahut xhel-le shanuhu janë emra të përveçëm të Tij, për të cilët Ai na ka njoftuar në Kur’an kurse Pejgamberi i Tij në hadithe. Çdonjëri prej tyre tregon një a më shumë cilësi të All-llahut xhel-le shanuhu. Çdo emër është derivat i foljes përkatëse, si p.sh. el-’Alim – i Gjithëdijshmi është derivat i foljes ‘alime – di, ditur. Rasti i njëjtë është edhe me emrat el-Kadir – i Plotfuqishmi (që i cakton të gjitha), es-Semi’ – që i dëgjon të gjitha, el-Besir – që i sheh të gjitha, dhe me të gjithë emrat e tjerë.
Ndërsa emri që në vete përmban domethëniet e të gjitha emrave dhe të gjitha cilësive është All-llah. Dijetarët islamë ndahen në mendime rreth rrënjës së kësaj fjale. Disa mendojnë se është nxjerrë nga fjala el-ilah, e të tjerët mendojnë se ky nuk është derivat.
Këta emra njëkohësisht janë edhe cilësi të All-llahut xhel-le shanuhu dhe këtu nuk ka kontradikta. Err-Rrahman është njëko-hësisht edhe emër edhe cilësi e All-llahut xhel-le shanuhu. Të gjithë emrat e All-llahut xhel-le shanuhu kanë domethënie të caktuar, e pa përjashtim janë atribute lavdërimi.
Emrat e All-llahut xhel-le shanuhu janë quajtur të bukur ngase me to quhet dhe përshkruhet më i Bukuri dhe se kanë dome-thënien më fisnike.
Teuhidul-esma’i kërkon prej nesh që t’i besojmë çdo emri me të cilin All-llahu xhel-le shanuhu e ka quajtur Veten, t’i besojmë kuptimit që shënon emri përkatës, si dhe të reflektohet ky besim në te ne.
Në Kur’an, bie fjala, përmendet emri Err-Rrahim dhe ne besojmë se ai është emri i All-llahut xhel-le shanuhu, se ai tregon se All-llahu xhel-le shanuhu është i Mëshirshëm dhe se Ai do ta mëshirojë kë të dojë. Njësoj është edhe me emrat e tjerë të përmendur në Kur’an dhe në Sunet.
Për sa i përket numrit të emrave të bukur të All-llahut xhel-le shanuhu, në hadith përmenden 99: Buhariu dhe Muslimi transmetojnë hadithin nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu, ku ka thënë: “I Dërguari i All-llahut alejhis-selam ka thënë: “All-llahu xhel-le shanuhu i ka 99 emra, një më pak se njëqind, dhe vepro sipas tyre, e do të hysh në Xhenet. All-llahu është Vitër (tek) dhe e do vitrin.” Ulemaja islame janë të një mendimi se me fjalët e Pejgamberit s.a.v.s “nëntë-dhjetë e nëntë emra” nuk janë përfshirë të gjitha emrat me këtë numër, porse në këtë hadith janë përmendur 99 emra dhe se kush i mëson përmendsh dhe vepron sipas tyre, do të hyjë në Xhenet. E me këtë hadith nuk mohohen emrat e tjerë të All-llahut xhel-le shanuhu. Pra, me këtë hadith informohet se do të hyjë në Xhenet ai i cili i përfshin këta 99 emra, e jo se All-llahu xhel-le shanuhu ka vetëm 99 emra. Argument se All-llahu xhel-le shanuhu ka edhe emra për të cilët nuk na ka informuar, por i ka mbajtur te Ai në gajb, është hadithi i Pejgamberit alejhis-selam, ku thuhet: “Asnjë musliman nuk do ta godasë ndonjë mynxyrë a pikëllim, kur ai thotë: “All-llahu im i dashur, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, jeta ime është në dorën Tënde, mbi mua realizohet vendimi Yt, përcaktimi Yt ndaj meje është i drejtë, unë të lus me çdo emër Tënd me të cilin e ke quajtur Veten, që e ke shpallur në Librin Tënd, a ia ke zbuluar ndokujt prej robërve të Tu, apo e ke mbajtur tek Ti në gajb, që Kur’anin ta bësh pranverë të zemrës sime, zhdukje të pikëllimit tim dhe largim të mynxyrave dhe vështirësive të mia”, e që All-llahu xhel-le shanuhu të mos i largojë prej tij mynxyrat dhe pikëllimet e tij e të mos ia zëvendësojë me lumturi.” Atëherë as’habët thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a do t’i mësojmë këto fjalë përmendsh?” “Gjithsesi”, – u përgjigj ai, “secili që i dëgjon këto, do të duhej t’i mësonte përme-ndsh.”
Për sa i përket përfshirjes së emrave të All-llahut xhel-le shanuhu në hadithin e lartcituar, me këtë nënkuptohet se ata duhet t’i mbajmë mend, t’u besojmë, t’i kuptojmë, të përpi-qemi që t’u përgjigjemi, të veprojmë sipas kuptimit të tyre në marrëdhënien tonë ndaj All-llahut xhel-le shanuhu dhe me ta t’i lutemi All-llahut xhel-le shanuhu. Andaj domethënia e hadithit do të ishte: Ai i cili i mëson përmendsh emrat e All-llahut, duke menduar për domethënien e tyre, duke vepruar sipas asaj që ata kërkojnë prej tij dhe duke pranuar shenjtërinë e Atij që quhet me ta, ai do të hyjë në Xhenet.
LIBRI Besimi Bazat – Esenca – Negacioni
Muhamed Nuajm Jasin