E lexoi të gjithë bibliotekën e tij ku kishte 700 vëllime

0
201

Tek jetshkrimi I EbuBekr ibn Ahmed Tekijuddin ibn Kadij Shubhe[1] siç përmendet tek “Ed daullamiu”[2]ku thotë: “Shkroi shumë libra me dorën e tij, saqë po të thoshte dikush se ka shkruar 200 vëllime nuk do ta kishte tepruar. Shkrimi I tij ishte shumë I bukur dhe elegant. Kur u shit trashëgimia e tij e librave ato ishin rreth 700 vëllime. I kishte lexuar gati të gjitha!”

Kalonte gjithë natën duke lexuar nën dritën e kandilit
Kadij Ijad përmend në “Tertibul medarik”[3]tek jetshkrimi I imamit fekihut Ebu Muhammed ibn Is’hak I njohur me emrin: Ibnut Tebban (v. 371) se ka thënë për veten e vet: “Në fillim të studimeve të mia lexoja gjithë natën. Pastaj nëna më ndaloi nga leximi gjithë natën. Atëherë morra një kandil dhe e vendosa te koka ime dhe shtrihesha për të fjetur. Kur atë e zinte gjumi e nxirrja kandilin dhe I hyja studimit.”

Thotë Kadij: “Studjonte shumë aq sa thuhet se e ka lexuar një libër njëmijë herë!”

El Uezir el Kiftij ka përmendur në: “Inbahur- ruah”[4] tek jetshkrimi I Ebul Kasim ibn Ebi Mensur enNehauij (gramaticieni) el Halebij I njohur si: Ibnul Habranij (v. 628) – Ueziri ishte shoqëruar shumë me të – thotë: “Ishte I dhënë shumë mbas kërkimit të dobive shkencore dhe mbledhjes së tyre prej faqeve të librave sa që studjonte natën dhe ditën. Ia kishte bërë detyrë vetes t’I mësonte përmendësh disa urtësi që haste gjatë asaj pune.
Më ka treguar eshSherif EbuHashim ibn Ebi Hamid … – shoku im, Allahu e mëshiroftë: ‘Një fqinji ynë më ka treguar: E pashë Ibnul Habranin, gramaticienin,në kohën e verës ngrihej pjesën e fundit të natës dhe hipte në tarracën e shtëpisë së tij, aty ndizte një kandil në një vend ku nuk e rrihte era dhe pastaj ulej e studjonte një kohë të gjatë, kështu bënte çdo natë. Nuk e pengonte vapa e as I ftohti prej leximit dhe studimit”

“Nxitësi për lexim”

Përktheu: Emin Bilali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here