– E para gjë që Allahu krijoi është lapsi.
– Kodra e parë në Tokë është Ebu Kajs (kodra më e njohur në Mekë).
– Xhamia e parë në rruzullin tokësor është Xhamia e Haremit (Qabja e Ndritshme).
– I pari fëmijë i Ademit alejhi selam është Kabili.
– I pari që ka qepur rroba është Idrisi alejhi selam.
– I pari që është bërë synet është Ibrahimi alejhi selam.
– I pari që ka shaluar kalin dhe ka folur gjuhën arabe është Ismaijli alejhi selam.
– I pari që ka shpikur fletoren është Jusufi alejhi selam.
– I pari që ka punuar mbrojtëset e hekurit është Davudi alejhi selem.
– I pari që ka dhënë besën në Bejatu Ridvan është Ebu Sinan el-Esedij.
– I pari që ka thirrur ezanin është Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të.
– I pari që ka ndërtuar xhami në Islam është Amari, Allahu qoftë i kënaqur me të.
– I pari që ka nxjerrë shpatën e tij në Islam për të luftuar është Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të.
– I pari që ka përgatitur kalin e tij për xhihad ka qenë Abdullah bin Xhahshi dhe ai është i pari që ka thirrur “o emir i besimtarëve”.
– Shehidi i parë në Islam është Sumeja, Allahu qoftë i kënaqur me të.
– I pari që ka bërë dhihar1 në Islam është Euvs bin Sami.
– Hul`i2 i parë në Islam është hul`i i Habibe bint Sehl bin Thabit bni Kajsit.
– Liani3 i parë që ka qenë në Islam është liani i Hilal bin Umejes me gruan e tij.
– I pari që është gurëzuar në Islam është Maizi.
– I pari që ka lënë testament 1/3 e pasurisë së tij është el-Bera Ibn Mar’uri.
– I pari që është varrosur në varrezat e Bekijave është Uthmab bin Medhuni.
-I pari që ka tubuar Kuranin është Ebu Bekri.
– I pari që ka themeluar shkencën e nahvit4 është Ebu el Esvedi.
Përzgjedhje nga libri Elmud’hish, Ibn Xhevzij
Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu